16.5 C
Tirana

Si Të Largoni Aromën E Vezës Në Çdo Recetë Gatimi

Më datë:

Besojeni ose jo, në botë ka shumë njerëz që nuk i honepsin vezët apo aromën e tyre.

Është pikërisht aroma që pengon shumë prej tyre të fusin vezën në gojë, duke i mohuar organizmit një sërë vlerash të rëndësishme.

Ekspertët thonë aroma e fortë e vezës i atribuohet një mase të vogël që shpaloset kur veza thyhet dhe hidhet në pjatë apo tigan.

Kjo masë e vogël dhe e ngjitshme ka ngjyrë pak më të errët dhe përmbajtje më të dendur se e bardha e vezës.

Masa në fjalë njihet ndryshe si ‘syri i vezës’ dhe jep aromën karakteristike e shpesh të padurueshme të vezës.

Atë mund ta hiqni me një lugë të vogël dhe më pas ta rrihni vezën  e ta gatuani atë.

Si Të Hiqni Aromën E Vezës Nga Enët E Gatimit

Njerëzit me nuhatje të mprehtë kanë receptorë më të fortë dhe e ndiejnë erën e vezës edhe në një enë të larë.

Rregulli i parë i pastrimit është që enët që përdorni për vezë t’i ndani nga të tjerat dhe t’i lani me sfungjerë të veçantë.

Por ka edhe mënyra të tjera për heqjen e kësaj arome .

Soda e Bukës

Soda e bukës heq çdo aromë të keqe.

Mbushni një enë të madhe me ujë dhe sodë buke dhe fusni në të të gjitha enët e përdorura.

Lërini në ujë për mbi një orë dhe më pas lajini me larës të zakonshëm.

Uthulla

Uthulla e tretur në ujë është ideale për heqjen e aromave të këqija.

Me uthull mund të bëni të njëjtën gjë si në rastin e sodës ë bukës , madje edhe të shtoni pak lëng limoni për një aromë freskie.

Aciditeti tek uthulla do të eliminojë tërësisht aromën e vezës.

Lëng Limoni

Limoni përmban acid citrik që eliminon të gjitha aromat.

Ju mund t’i spërkisni enët e përdorura me lëng limoni, ose t’i fërkoni me limon.

Kur enët të jenë pastruar lajini dhe shpëlajini me ujë të bollshëm.

Kafeja

Kafeja e tretur në ujë shërben shumë mirë për të pastruar aromat e këqija.

Enët mund t’i mbuloni me një tretësirë të tillë, t’i fërkoni e më pas t’i shpëlani me ujë të ftohtë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

OpenAI realizon planin për të konkurruar Google, prezanton shfletuesin me IA

OpenAI ka prezantuar një shfletues me inteligjencë artificiale për...

Bonus-malus në zbatim nga 1 janari 2026, penalizon 3,8 % të drejtuesve të mjeteve me historik aksidentesh

Drejtoresha Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Mimoza...

Presidenti Begaj kërkon rishikim të qëndrimit të Vietnamit mbi njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale...

Berisha sulmon Ballukun: Paratë e qytetarëve të shpenzuara pa masë për aeroportin e Vlorës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot...