Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Më datë:

Nis  zbatimi i Ligjit të ri “Për Kujdesin Alternativ në Familje”, një nga nismat më të rëndësishme të qeverisë shqiptare që vendos në qendër fëmijët dhe familjen, në kuadër të reformës së deinstitucionalizimit dhe përmbushjes së një prej kushteve të ndërmjetme në fushën e të drejtave themelore, si pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë bashkëbisedimit me familjet kujdestare në Shkodër, vlerësoi rolin e tyre në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe mbështetës për fëmijët pa kujdes prindëror, ndërsa theksoi  rolin kyç të ligjit të ri në fuqizimin e kujdesit alternativ.

“Çdo fëmijë meriton të rritet në një familje. Ligji i Kujdesit Alternativ është hartuar dhe po zbatohet në përputhje me standardet e Bashkimit Europian. Në qendër të tij është mbrojtja, rritja dhe zhvillimi i fëmijëve pa kujdes prindëror. Synimi kryesor është parandalimi i braktisjes së fëmijëve, si dhe mbështetja financiare dhe sociale e familjeve kujdestare. Nga Shkodra dua të falënderoj nga zemra të gjitha familjet që janë bërë pjesë e këtij programi kaq të rëndësishëm, si dhe stafin dhe partnerët tanë, Bashkimin Europian dhe UNICEF, për mbështetjen në hartimin dhe zbatimin e këtij ligji”, u shpreh ministrja Sala.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, theksoi mbështetjen e pushtetit vendor për këtë reformë të rëndësishme sociale.

“Shkodra ka tre nga institucionet kombëtare të kujdesit dhe ne si bashki kemi qenë dhe do të vijojmë të jemi në mbështetje të plotë të tyre. Jemi mirënjohës për këtë ligj dhe shumë të kënaqur që nisja e zbatimit të tij po bëhet pikërisht nga Shkodra”, u shpreh ai.

Nga ana e saj, përfaqësuesja e UNICEF vlerësoi angazhimin dhe bashkëpunimin e nivelit qendror dhe atij vendor për transformimin e sistemit të kujdesit ndaj fëmijëve, duke theksuar rëndësinë e kalimit nga kujdesi institucional drejt kujdesit në familje dhe në komunitet.

Gjatë takimit, disa prej familjeve kujdestare ndanë eksperiencat e tyre, duke dëshmuar ndikimin pozitiv që kjo nismë ka në jetën e fëmijëve dhe rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për këtë model kujdesi.

Në nivel kombëtar, aktualisht janë rreth 400 familje kujdestare, përfshirë edhe familjet e rrethit familjar.  Ndërkohë, po punohet për zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të familjeve kujdestare pa lidhje gjaku, ku aktualisht numërohen rreth 15 të tilla në të gjithë vendin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia zbulon arsenal armësh në Tiranë, nënë e bir të dyshuar

Zbulohet një bazë armatimi në Tiranë. Në kuadër të...

Aksion i gjerë në burgje, sekuestrohen sende të ndaluara në Durrës dhe Rrogozhinë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi sot se ka...

Përfundon me sukses misioni hënor Artemis II

Astronautët e misionit Artemis II janë kthyer me sukses...

Ndahet nga jeta Eliot Engel, miku i madh i Kosovës

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel,...