Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!

Më datë:

Mes konfliktit në Iran dhe krizës së energjisë që ai ka shkaktuar, kryeministrja italiane Giorgia Meloni vendosi të udhëtojë drejt Gjirit Persik, një iniciativë kjo të cilën e ndërmori pavarësisht këshillave të shërbimeve sekrete për të mos e hedhur një hap të tillë.

Mediat e vendit fqinj sqarojmë se shefja e ekzekutivit e organizoi këtë vizitë për 4 ditë, duke vepruar e vetme dhe në mënyrë të rezervuar. Vetëm presidenti Sergio Mattarella ishte në dijeni të udhëtimit, vendimi për të cilin u mor në fundin e një serie bisedimesh direkte që Meloni kishte zhvilluar me autoritetet e vendeve arabe.

Një ditë më parë, edhe vetë ministrat e saj i uruan në fundin e mbledhjes së qeverisë pushime të mbara për festën e Pashkëve, dhe ajo u përgjigj: “Së shpejti do ta mësoni se ku do të shkoj të pushoj”. Shërbimet e inteligjencës e kishin “këshilluar fuqimisht kundër” misionit në zonën e luftës, të cilin Meloni do ta kishte zgjatur akoma edhe më shumë nëse Kuvajti nuk do të kishte kundërshtuar për “arsye sigurie”. Kështu ajo u detyrua ta kufizojë vizitën në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin, ku donte të shprehte personalisht solidaritetin e saj: “Këto janë vende mike të cilat ne  ndihmojmë të mbrohen nga sulmet iraniane”, ka deklaruar ajo.

Misioni i befasishëm i Melonit në Gjirin Persik megjithatë nuk është vetëm një hap politik, por edhe një nismë ekonomike për “furnizimet energjetike në mbrojtje të interesave kombëtare”, të rrezikuara nga mbyllja e ngushticës së Hormuzit si pasojë e sulmit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Iranit. Me të cilin, sic kujton Corriere della Sera, Meloni e ka theksuar se “jemi dhe mbetemi aleatë, por këtë herë nuk jemi dakord”.

Qëndrimi i Melonit është një distancim i qartë nga Donald Trump, një ndryshim i dukshëm krahasuar me deklaratat e saj të para mbi luftën kundër regjimit iranian.

Kjo për gazetën e njohur, është një mënyrë manovrimi për të shmangur që qëndrimi i presidentit amerikan të ketë kosto politike në Itali. Në të njëjtën kohë është një qëndrim në vijimësi me politikën e Melonit ndaj Uashingtonit: disa muaj më parë për Groenlandën dhe javën e kaluar duke ndaluar përdorimin e bazës ushtarake të Sigonellës “jashtë protokolleve të NATO-s”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputeti grek në Kuvendin e PD-së: Mitsotakis mbështet rrugën europiane të Shqipërisë

Deputeti i Parlamentit grek, Vassilios Giogiakas, përcolli përshëndetjet e...

Deputeti i CDU-së mesazh PD-së: Koha për unitet, integrimi në BE prioritet kryesor për Shqipërinë

Deputeti i Bundestagut gjerman nga radhët e CDU-së, Peter...

PPE mbështet PD-në, Montserrat: synim rikthimi në qeveri dhe integrimi në BE

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Popullore Europiane (PPE), Dolors...

Ish-kongresmeni republikan në Kuvendin e PD: Do ju mbështesim, do rrëzojmë sërish tiraninë

Ish-kongresmeni republikan amerikan, Bob McEwen mbajti një fjalim në...