PS në Njësinë 12: Rama për BE-në: Porta e hapur do mbyllet vetëm kur të hyjmë brenda

Më datë:

Kryeministri Edi Rama, mbajti fjalën e tij në Asamblenë e PS-së sot në 4 prill në njësinë numër 12 në Tiranë në Tiranë. Ai adresoi disa akuza që ka ngritur kohët e fundit opozita lidhur me informacionet që disa vende po bllokojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Ka shumë zhurmë, shumë mjegull, shumë tym, shumë helm vërdallë dhe është bërë e pamundur të ndjekësh normalisht jetën publike dhe politike dhe të informohesh normalisht nga mediat për atë që ndodh në raport me gjërat që u interesojnë njerëzve dhe besoj e keni parë sa shumë është folur mbrapsht edhe për procesin e negociatave me BE-në, jo u bllokua, jo u ndalua, jo nuk bëhet kjo punë me Edi Ramën e PS-në, etj etj.”, tha Rama në nisje të fjalës së tij.

Por kreu i qeverisë theksoi se ato çfarë kanë qarkulluar për bllokim negociatash nuk janë të vërteta. Përkundrazi, sipas tij BE na do brenda unionit.

“Nuk mjafton, ne mund ta kishim bërë të gjithën dhe nuk mjafton sepse vendi i vogël, populli i vogël nuk mjafton të bëjë më të mirën e vet por duhet edhe që të tjerët ta shohin me sy të mirë dhe janë bashkuar yjet e fatit dhe BE do që të na marrë brenda vetes. Dhe kjo është e jashtëzakonshme. Ky moment është konkret. Ne do bëjmë atë që kemi në dorë, do bëjmë të pamundurën që dera e hapur të mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda.”, tha Rama duke shtuar se do të vazhdojë të ndjekë kalendarin e punëve që BE-ja i ka përcaktuar Shqipërisë dhe theksoi se deri në fund të vitit 2027 negociatat do të mbyllen.

Lidhur me faktin që Shqipëria i ka mbyllur të gjithë grupkapitujt në 13 muaj, Rama kujtoi se Asnjë vend nuk e ka bërë këtë më parë!”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrollet e policisë pa sukses, Ylli Zalla nuk lokalizohet.

Policia e Tiranës dhe forcat RENEA kanë zhvilluar një...

Policia arreston një 69-vjeçar në Elbasan, i dyshuar për një sulm të rëndë ndaj bashkëshortes.

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar në...

Irani nis bisedimet për Ngushticën e Hormuzit

Irani ka nisur bisedimet zyrtare me Omanin për menaxhimin...