Gjithë fshati humb lidhjen me internetin çdo mëngjes, në të njëjtën orë, prej 18 muajsh

Më datë:

Për 18 muaj, banorët e një fshati në Uells kanë qenë të rrethuar nga misteri pasi çdo mëngjes fshati humbte lidhjen me internetin. Tani inxhinierët më në fund kanë arritur të zbulojnë arsyen: Një televizor i vjetër lësho​n një sinjal që ndikon në shkëputjen e lidhjes, raporton CNN.

Një ekip inxhinierësh të kthyer në detektivë janë bërë tashmë heronj në fshatin Aberhosan pasi identifikuan burimin e problemit, sipas një njoftimi nga kompania që drejton rrjetin digjital të Britanisë.

Stafi kishte vizituar fshatin vazhdimisht dhe nuk kishte gjetur asnjë gabim në rrjet. Ata madje zëvendësuan kabllot për të zgjidhur problemin, por pa rezultat. Më pas inxhinieri lokal, Michael Jones bëri thirrje për ndihmë nga ekspertët e ekipit kryesor të inxhinierisë  Openreach.

Inxhinierët zbuluan se problemi  shkaktohej nga një fenomen i quajtur “ Nivel i lartë i zhurmës së impulsit ”(SHINE). Inxhinierët përdorën një pajisje, për të zbuluar nëse mund ta gjenin nga vinte zhurma, tha Jones në një deklaratë.

Në orën 7 të mëngjesit, pajisja sinjalizoi një zhurmë  në fshat. Burimi i  zhurmës u gjurmua afër një pronë në fshat. Si rezultat çdo mëngjes në orën 7 të mëngjesit, një nga banorët ndizte TV-në e tij të vjetër, e cila nga ana tjetër shkëpuste lidhjen e internetit.

Suzanne Rutherford, udhëheqësja kryesore e ekipit të inxhinierisë, tha se ky lloj problemi është më i zakonshëm sesa kanë menduar njerëzit.

“Çdo pajisje elektrike,  nga dritat e jashtme te mikrovalët deri te kamerat CCTV mund të ketë një ndikim në lidhjen e internetit”, tha Rutherford.

Në fillim të këtij viti, Telecom në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëroi që mikrovalët mund të zvogëlojnë sinjalet e Wi-Fi. Kompania dha disa këshilla se si mund të kemi lidhje më të fortë interneti ndërkohë që miliona njerëz filluan të punojnë nga shtëpia për shkak të pandemisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PS në Njësinë 12: Rama për BE-në: Porta e hapur do mbyllet vetëm kur të hyjmë brenda

https://www.youtube.com/live/G67P3EOMCvM?si=-mH6iP9WylSqX4XL Kryeministri Edi Rama, mbajti fjalën e tij në Asamblenë...

“Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë

“Është më mirë të jesh i përgatitur sesa të...

Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!

Mes konfliktit në Iran dhe krizës së energjisë që...

Goditje në Elbasan: dy arrestime për trafik droge, sekuestrim i lëndëve narkotike dhe mjeteve

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona...