Megajahti 500 milion dollarësh i projektuar si një mjellmë

Lazzarini Design Studio ka zbuluar konceptin e Avanguardia, megajahtit që është ndërtuar si një mjellmë me “qafë dhe kokë të lëvizshme”. Avanguardia është një emër në dukje i përshtatshëm për këtë jaht me formë unike që tregon një kullë kontrolli të ngjashme me kokën e mjellmës mbi pjesën e sipërme të anijes.

Për krijimin e tij, kompania dizajnuese u frymëzua nga disa seri të animuara japoneze të viteve 1970 dhe 1980 që përshkruanin kokën e robotëve si qendra komande. Kur jahti është në lëvizje, “qafa” dhe “koka” mund të ulen drejt mesit të anijes dhe të përdoren si kabinë. Kjo gjithashtu lejon që “qafa” të ulet në ujë dhe të përdoret si një pjesë e veçantë prej 16 metrash.

Megajacti Avanguardia

Pjesa e pasme e kuvertës përmban dhe dy “minijahte” elektrike që janë gjithashtu të dizajnuara nga kompania, të cilat mund të përdoren si mjete ujore të ndara bashkangjitur strukturës së jahtit për të shërbyer si pajisje shtesë shtytëse. Anija konceptuese mundësohet nga motorë anësorë elektrikë të dyfishtë dhe një motor MTU Rolls-Royce Jet.

Megajacti Avanguardia

Megajahti do të ketë pesë kuverta të ndara, me një kapacitet prej 60 pasagjerësh. Lazzarini Design Studio vlerëson se kostoja totale e jahtit luksoz do të arrijë në rreth 500 milion dollarë.

Megajacti Avanguardia

Megajacti Avanguardia

Megajacti Avanguardia

Megajacti Avanguardia

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Turqia zotohet për kundërpërgjigje të fuqishme nëse sulmohet në Siri

Turqia do të përdorë të drejtën e saj të vetëmbrojtjes në mënyrën më të ashpër nëse përballet me një sulm të ri...

2 vjet “korrektim” për diktatorin e Sudanit: në çanta mbante milionat kur qytetarët vdisnin urie

Ish Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir është dënuar me dy vjet qëndrim në një qendër korrektuese pas...

Bisedimet me Serbinë, Qeveria e Kosovës miraton platformën finale

Qeveria e Kosovës miratoi të enjten një platformë për periudhën përmbyllëse të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që është edhe kusht për...

Së fundi

YouTube sjell rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para nga kjo platformë

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë. Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në...

Irak, arrestohet një terrorist i DEASH-it në Airoportin e Bagdadit

"Shërbimi Kundër Terrorizmit arriti të arrestojë të ashtuquajturin koordinator të përgjithshëm administrativ të bandave terroriste të DEASH-it, të njohur si Abu Nabaa, me anë...

Europianët thithin ajër më të pastër se 10 vite më parë

Cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm në Europë gjatë 10 viteve të fundit, por shumë europianë vazhdojnë të vdesin para kohe për shkak të...