“Apple” kompania e parë amerikane që vlen dy trilionë dollarë

Më datë:

Kompania teknologjike “Apple” u bë sot kompania e parë, e tregtuar publikisht nga SHBA, që arriti një kapitalizim tregu prej dy trilionë dollarësh, duke e dyfishuar vlerën e saj në rreth dy vjet.

Çmimi i aksioneve të “Apple” kapi sot vlerën e 467,84 dollarëve për aksion.

E vetmja kompani tjetër e tregtuar publikisht, që ka arritur një kapitalizim të tregut prej dy trilionë dollarësh, është kompania saudite e naftës “Aramco”.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që “Apple” thyen rekord në Wall Street.

Në vitin 2018, gjiganti kalifornian i teknologjisë u bë kompania e parë amerikane që arriti një vlerë tregu prej një trilion dollarësh.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tymi i zjarreve kanadeze mbërrin në SHBA, Nju Jorku merr masa emergjente

Retë e tymit nga zjarret e Kanadasë kanë pushtuar...

Makarona të Pjekura me Pulë, Presh dhe Brokoli

Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë janë një nga...

“Sukses për ne”, Rama flet për forcimin e lekut: Shqipëria ka hyrë në një fazë të re ekonomike

Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në eventin “Dyfisho...

Gjyqi i Beqajt për Sterilizimin, SPAK kundërshton kërkesat e ish-ministrit

U mbajt sot në 17 korrik procesi gjyqësor në...