Funksiononin si grup kriminal, shisnin makina të vjedhura nis hetimi pasuror për të arrestuarit

Më datë:

Prokuroria e Tiranës nis hetim pasuror për shtetasin E Cara dhe 4 familjarë të tij, të arrestuar pak kohë me parë për trafik automjetesh, nga Kosova në Shqipëri.

Referuar hetimeve ka  rezulton se babai i Carës ka në pronësi një bar kafe dhe 50% të një subjekti. Në emrin e E rezultojnë në pronësi një apartament, një garazh dhe një makinë.

Gjithashtu nga  verifikimi i kadastrës rezulton se familjarët kanë në pronësi  një apartament dhe toke arë, sipas policisë E Cara, jeton në Kamzë, në një banesë 3 katëshe.

Për shkak të përfshirjes në aktivitet kriminal, dyshohet që pasuritë janë krijuar nga ky aktivitet. Cara u prangos në shkurt të këtij viti bashkë me disa efektivë policie pasi vidhnin automjete në Kosovë dhe më pas i tregtimin në Shqipëri

Ndërkohë kujtojmë se arrestimi i tyre është bërë në shkurt të këtij viti ku të arrestuarit me lidhje familjare mes tyre, merreshin  me trafikimin e makinave të vjedhura nga Kosova dhe i shisnin në Shqipëri.

Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar ”Nacional”, mes të cilëve u vunë në pranga edhe 3 punonjës të policisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Reforma në drejtësi ka sjellë një sistem unik në rajon

Në ditën e Europës, kryeministri Edi Rama deklaroi se...

Tensione në protestën e PD-së, policia procedon 7 persona, përfshi deputetin

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedim...

Costa mesazh qytetarëve shqiptarë: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

Kryeministri Edi Rama ndau sot në Ditën e Evropës...

Konflikt për beach bar-in përfundon me vrasje në Sarandë, zbardhen dëshmitë

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë...