Tensione në protestën e PD-së, policia procedon 7 persona, përfshi deputetin

Më datë:

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedim penal ndaj 7 shtetasve, pas përfundimit të tubimit të organizuar nga Partia Demokratike dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë tubimit protestuesit kanë hedhur lëndë djegëse (molotov), lëndë piroteknike dhe kanë kundërshtuar me sende të forta punonjësit e policisë. Si pasojë e përplasjeve, tre efektivë policie janë lënduar.

Policia bën me dije se ndaj 6 personave është ngritur procedim për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Ndërkohë, deputeti Klevis Balliu po procedohet për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

“Policia e Tiranës, menjëherë pas përfundimit të tubimit të organizuar nga subjekti politik Partia Demokratike mbrëmjen e datës 08.05.2026, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku gjatë tubimit disa persona hodhën lëndë djegëse (molotov), lëndë piroteknike, kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë me sende të forta dhe për pasojë u lënduan 3 punonjës policie, procedoi penalisht 7 shtetas. Nga këta: 6 për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, dhe një shtetas (deputet) për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”. Gjatë veprimeve, policia sekuestroi 1 molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta.”, sqaron policia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...

Radhimë, flakë në biznesin buzë detit: pronarët tregojnë dyshimet e tyre

Një ditë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme...

Veliaj dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon zëvendësimin e masës së arrestit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dorëzuar...

Rama: Reforma në drejtësi ka sjellë një sistem unik në rajon

Në ditën e Europës, kryeministri Edi Rama deklaroi se...