Rama: Reforma në drejtësi ka sjellë një sistem unik në rajon

Më datë:

Në ditën e Europës, kryeministri Edi Rama deklaroi se BE mbetet një ëndërr dhe tokë e premtuar. Gjatë fjalës së tij në takimin ku është dhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato, Rama tha se shteti i të drejtës nuk mund të negociohet.

“Për ne Shqiptarët, Europa mbetet edhe në këtë kohë të vranët ajo që ka qenë kur nuk ishte dot e arritshme, përveç se mes atyre valëve të dobëta që ekranet ilegale sillnin nga jashtë Shqipërisë në ekranet e televizorëve. Europa për në mbetet një ëndërr dhe tokë e premtuar, amanet i pajetërsueshëm kombëtar dhe mision i pandryshueshëm politik. Jo se ne jemi naivë, as se ne kemi iluzione, por se ne e dimë fort mirë, më mirë se sa kush do tjetër në këtë kontinent se çfarë do të thotë të jetosh i izoluar dhe i rrethuar me mure për t’u mbrojtur nga Europa.

Duke vendosur një drejtësi, që nuk ka të dytë në rajonin tonë.

Është shprehja më kuptimpltë që të bëjë Shqipërinë jo një vend ku të shkojë në BE, por që BE të bëhet pjesë e pandarë. Do të ishte e pamundur që të ndërmerrnim dhe jo më ta zbatonim me të gjitha vështirësitë e kuptueshme një reformë të tillë, nëse nuk do të kishim Europën si ëndërr dhe tokë të premtuar, si amanet dhe mision të pazëvendësueshëm, dhe nga ana tjetër nëse nuk do të kishim BE si partner të pandarë në këtë rrugë ku dija e BE e transferuar drejt nesh për mënyrën se si një vend mund të kthehet në arkitekturë drejtësie, është diçka që nuk mund të blihet dhe të mendohet jashtë perimetrit të Europës.

Të qenit në BE është mundësi. BE garanton perimetrin e shtetit të së drejtës.

Shteti i të drejtës nuk mund të negociohet, por vetëm të respektohet kur e ke dhe të ndërtohet kur se ke.”, tha ai.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1781170232861488

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...

Radhimë, flakë në biznesin buzë detit: pronarët tregojnë dyshimet e tyre

Një ditë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme...

Veliaj dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon zëvendësimin e masës së arrestit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dorëzuar...

Tensione në protestën e PD-së, policia procedon 7 persona, përfshi deputetin

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedim...