Costa mesazh qytetarëve shqiptarë: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ndau sot në Ditën e Evropës mesazhin e presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa drejtuar qytetarëve shqiptarë.

Në mesazh, Costa iu drejtohet shqiptarëve si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian.

“Në Ditën e Evropës ne festojmë projektin tonë të përbashkët evropian, kur shtetet themeluese zgjodhën bashkimin ndaj përçarjes, dhe bashkëpunimin ndaj konfliktit. Ata vendosën të ndërtojnë një të ardhme paqeje, lirie dhe prosperiteti mbi hirin e Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh Costa në mesazh.

“Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian. Po bëhet punë e madhe për ta bërë këtë realitet”, shtoi ai.

“Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në negociata vitin e kaluar. Ju inkurajoj të vazhdoni vrullin e reformave. Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët evropiane”, përfundoi presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

G7 – Trump planifikon bisedime me Zelensky në Francë

 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se planifikon...

Parlamenti Evropian miraton zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA

Parlamenti Evropian miratoi sot me shumicë votash, zbatimin e...

SPAK në aksion, goditet rrjeti i madh i trafikut të drogës

SPAK ka njoftuar sot, më 16 qershor, se ka...

Hetime për vrasjen e Renis Dobrës, Prokuroria e Tirana në veprim

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për dhunën fizike...