Mesazhe për Europën nga krerët e shtetit shqiptar

Më datë:

Kjo e shtunë, 9 maj 2026, shënon Ditën e Europës. Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar një foto krah komisioneres për Zgjerimin në BE, Marta Kos.

“MIRËMËNGJES, dhe në këtë Ditë të Europës, ku Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan ai, krahas fotos së shkrepur ditën që Shqipëria çeli të gjithë grup-kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02oU5vfeh6aZDNNDHBP1jTqjtu8mSdBy8QM4ntidecGYwHE4DrhZVrL9G13QXdEJRYl&show_text=true&width=500

Asokohe Kos theksoi se “mbyllja e grup-kapitujve është çmimi real për vendin tonë”.  Ndërsa Ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, tha se “Tirana duhet të vijojë kështu, në rrugën e reformave”.

Kreu i qeverisë nga ana tjetër është besimplotë se “faza e parë është finalizuar” dhe qëllimi kryesor mbetet anëtarësimi i plotë në vitin 2027.

Edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ndarë një mesazh në Facebook.

“Sot ne festojmë Ditën e Evropës dhe nderojmë të gjithë ata që ndërtuan dhe bënë realitet projektin e Bashkimit Evropian, i cili ka në zemër paqen, sigurinë, demokracinë, begatinë, solidaritetin dhe lirinë.

Shqipëria është sot më afër se kurrë për të qenë pjesë e familjes evropiane, e gatshme për t’i shtuar projektit evropian energjinë dhe vlerat e saj!”, shkruan Kreu i Shtetit.

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ka ndarë një video në “X”. “Sot festohet projekti i përbashkët evropian dhe ajo që mund të arrijmë kur punojmë së bashku”, thekson ai. Nuk ka munguar as mesazhi domethënës për qytetarët shqiptarë..

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaron se Shqipëria ndan të njëjtin qëndrim me Presidentin e Këshillit Europian, António Costa, duke vënë në dukje se kjo ditë simbolizon paqen, unitetin, solidaritetin dhe bashkëpunimin mes vendeve europiane.

Sipas Hoxhës, këto vlera nuk janë të garantuara, por janë fituar me përpjekje dhe duhet të mbrohen vazhdimisht.

“Europa u ndërtua mbi bindjen se dialogu është më i fortë se përçarja, solidariteti më i fortë se frika dhe shpresa më e fortë se konflikti. Për Shqipërinë, Europa nuk është thjesht një destinacion. Ajo është një zgjedhje vlerash: demokracie, lirie, dinjiteti, shteti të së drejtës dhe përgjegjësie të përbashkët për një të ardhme më të mirë. Sot, ndërsa festojmë Ditën e Europës, festojmë gjithashtu brezin e ri: ëndrrat, talentin, energjinë dhe besimin e tyre në një kontinent më të hapur, më të drejtë dhe më të bashkuar”, shton ministri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...

Radhimë, flakë në biznesin buzë detit: pronarët tregojnë dyshimet e tyre

Një ditë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme...

Veliaj dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon zëvendësimin e masës së arrestit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dorëzuar...

Rama: Reforma në drejtësi ka sjellë një sistem unik në rajon

Në ditën e Europës, kryeministri Edi Rama deklaroi se...