Konflikt për beach bar-in përfundon me vrasje në Sarandë, zbardhen dëshmitë

Më datë:

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Sarandë, ku një konflikt në një lokal përfundoi me një të vrarë dhe një të plagosur.

I plagosuri, Kostandin Vogli, në dëshminë e tij ka deklaruar se sherri me Viktor Ruçi ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi një biznes beach bar-i.
Sipas dëshmisë, Vogli ka thënë se më herët ishte arrestuar dhe se gjatë kohës që ndodhej në burg, Ruçi kishte nxjerrë vëllain e tij nga biznesi, çka kishte përshkallëzuar konfliktin mes palëve.

Ai ka shtuar se mosmarrëveshjet kishin të bënin kryesisht me ndarjen e të ardhurave nga aktiviteti. “Pasi u burgosa, Ruçi nxori vëllain tim nga biznesi. Konfliktet tona nisën për paratë e biznesit. Një javë më parë më shau rëndë” mësohet të ketë deklaruar Vogli. Ai ka rrëfyer gjithashtu se natën e ngjarjes kishte shkuar në lokal për t’u sqaruar me palën tjetër, ku dhe ndodhi përplasja.

“Gjatë konfliktit të dhunshëm, rezulton se viktima Rexhep Ismaili i ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasve të përfshirë në konflikt”, tha policia. Në këtë moment. dyshohet se shtetasi Lulzim Tabaku ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Rexhep Ismaili, duke e lënë të vrarë me një plumb. Pas ngjarjes, autorët e dyshuar janë larguar nga vendngjarja. Vogli u vetëdorëzua disa orë më vonë, ndërsa autori i dyshuar i vrasjes dhe personat e tjerë vijojnë të jenë në kërkim. Policia procedoi penalisht dhe vëllain e viktimës, i cili largoi nga vendngjarja automatikun me të cilin Rexhep Ismaili qëlloi para se të vritej.

Të dyshuar:
Lulzim Tabaku, 37 vjeç, akuzuar për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”
Idriz Çela, 40 vjec,
Eljo Muço, 19 vjec,
Kostandin Vogli, 31 vjec,
Marjo Agalliu, 22 vjec
Ermal Shkalla, 21 vjec
Të akuzuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Hajredin Ismaili 60 vjeç, vëllai i viktimës Rexhep Ismaili, procedohet penalisht

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...

Radhimë, flakë në biznesin buzë detit: pronarët tregojnë dyshimet e tyre

Një ditë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme...

Veliaj dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon zëvendësimin e masës së arrestit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dorëzuar...

Rama: Reforma në drejtësi ka sjellë një sistem unik në rajon

Në ditën e Europës, kryeministri Edi Rama deklaroi se...