Radhimë, flakë në biznesin buzë detit: pronarët tregojnë dyshimet e tyre

Më datë:

Një ditë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Radhimës ku një biznes u përfshi nga flakët, familjarët dyshojnë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Gjatë ditës së sotme në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e Policisë së Vlorës, të cilat po marrin në pyetje pronarët dhe familjarët e biznesit.

Po ashtu, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve përreth, si edhe ato të familjes Çanaj, me qëllim identifikimin e autorit.

Familjarët këmbëngulin se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Dejsi Çanaj, u shpreh se prej kohësh kanë pasur konflikte lidhur me pronat. Ajo tregoi se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:40, kishte dëgjuar hapa pranë lokalit dhe vetëm një minutë e 30 sekonda më pas kishte shpërthyer zjarri.

Sipas saj, dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme forcohen edhe nga fakti se në beach bar nuk kishte energji elektrike, pasi objektit i ishte stakuar energjia elektrike.

Ndërkohë, policia vijon hetimet, duke marrë në pyetje banorë dhe familjarë, si edhe duke analizuar pamjet filmike për të zbuluar autorin, i cili sipas pronarëve dyshohet se është larguar nga kodrat e fshatit Radhimë

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...