SPAK ankimon vendimin e GJKKO, kërkon të rikthejë Berishën në “arrest shtëpie”

Më datë:

SPAK ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimin e Shkallës së Parë që revokoi masën e “arrestit në shtëpi” për kryedemokratin Sali Berisha.

Prokuroria e Posaçme pretendon se nuk kanë ndryshuar kushtet ligjore për të bërë revokim mase.

Kujtojmë se kreu i PD-së qëndroi i izoluar në banesën e tij për 11 muaj, ndërsa fitoi lirinë më 27 Nëntor 2024.

Ishte gjyqtarja Flojera Davidhi që pranoi kërkesën e bërë nga avokatët e ish-kryeministrit se nuk ekzistonte asnjë kusht apo nevojë për të vijuar ndaj tij masa e sigurisë, sa kohë edhe hetimet kanë përfunduar.

Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë, janë të dyshuar për përfshirje në korrupsion e pastrim parash gjatë procedurave të privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ylli Zalla në hetim për armët, prokuroria mbyll dosjen

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë...

Bilanc tragjik në Ukrainë, 27 të vrarë pas sulmit rus me dron

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 42...

Kurti i takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Vuçiç për diskriminim të shqiptarëve

 Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e Sanxhakut u bënë...

Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për zjarrvënien në Tërbaç

Policia e Himarës arrestoi një 25-vjeçar, i dyshuar për...