Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për Holta Zaçajn

Më datë:

Shtyhet për të dytën herë mbledhja e Gjykatës Kushtetuese për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj.

Gjatë mbledhjes, u administrua praktika e Gjykatës së Lartë, kur Zaçaj ka aplikuar për vendin vakant dhe më pas është zgjedhur si gjyqtare Kushtetuese.

Po ashtu është administruar edhe vendimi i kryetarit të Gjykatës së Lartë për shpalljen e vakancës për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata vlerësoi që aktet në fjalë t’i komunikohen gjyqtares Holta Zaçaj, njëherazi edhe Kryetarja e Gjykatës, e cila ka vënë në lëvizje këtë proces, me qëllimin për t’u njohur dhe për të vlerësuar paraqitjen e një opinioni me shkrim në lidhje me to”, njoftoi Gjykata Kushtetuese.

Mes këtij institucioni dhe gjykatës së lartë është shkaktuar një konflikt për faktin se Holta Zaçaj pretendon se mandati i saj mbaron në fund të vitit 2025 dhe për këtë ka kërkuar edhe mendim nga Komisioni i Venecias.

Ndërsa Gjykata e Lartë thekson se mandati i Zaçajt përfundon në mars të 2025 dhe për këtë arsye 3 muaj përpara vendosi të shpallë vakancën.

Njoftimi i GJK
Gjykata Kushtetuese u mblodh sot, më datë 16.12.2024, ora 11:00, për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës Kushtetuese për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj.

Gjykata administroi praktikën dokumentare të Gjykatës së Lartë, që ka shoqëruar procedurën për plotësimin e vendit vakant dhe zgjedhjen e zonjës Holta Zaçaj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, si dhe njoftimin e Kryetarit të asaj gjykate për hapjen e procedurës për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, të cilat, mbi bazën e kërkesës së Gjykatës, janë dërguar zyrtarisht nga Gjykata e Lartë ditën e premte, datë 13.12.2024, ora 16:30.

Gjykata vlerësoi që aktet në fjalë t`i komunikohen gjyqtares Holta Zaçaj, njëherazi edhe Kryetarja e Gjykatës, e cila ka vënë në lëvizje këtë proces, me qëllimin për t`u njohur dhe për të vlerësuar paraqitjen e një opinioni me shkrim në lidhje me to.

Për këto arsye, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për ditën e nesërme, datë 17.12.2024, ora 13:00.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ylli Zalla në hetim për armët, prokuroria mbyll dosjen

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë...

Bilanc tragjik në Ukrainë, 27 të vrarë pas sulmit rus me dron

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 42...

Kurti i takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Vuçiç për diskriminim të shqiptarëve

 Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e Sanxhakut u bënë...

Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për zjarrvënien në Tërbaç

Policia e Himarës arrestoi një 25-vjeçar, i dyshuar për...