Transportuan e shkarkuan inerte, arrestohen 3 shtetas në Tiranë

Më datë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës arrestuan 3 shtetas që u kapën në flagrancë duke shkarkuar inerte, në vende të ndryshme, si dhe u proceduan penalisht 4 të tjerë.

Për secilin rast të konstatuar është mbajtur masë administrative nga IKMT me vlerë 1.5 milionë lekë.

Shërbimet e komisariateve të Policisë në varësi të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë intensifikuar kontrollet në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Gjatë kontrolleve të territorit për garantimin sa më të sigurtë dhe të pacenuar nga krimet mjedisore, janë mbajtur në monitorimin e shërbimeve të Policisë, vende në të cilat dyshohej se kryhej aktivitet i paligjshëm në fushën e krimeve mjedisore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, janë konstatuar duke transportuar e shkarkuar inerte dhe janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Pushtimi i tokës”, “Menaxhimi i mbetjeve”.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit L. M., 58 vjeç, F. H., 52 vjeç, P. V., 29 vjeç, dhe M. M., 40 vjeç.

Dokumentet e 6 automjeteve (kamionë) me të cilat janë konstatuar këta shtetas, janë bllokuar, ndërsa automjetet iu janë lënë në ruajtje pronarëve të tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ylli Zalla në hetim për armët, prokuroria mbyll dosjen

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë...

Bilanc tragjik në Ukrainë, 27 të vrarë pas sulmit rus me dron

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 42...

Kurti i takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Vuçiç për diskriminim të shqiptarëve

 Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e Sanxhakut u bënë...

Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për zjarrvënien në Tërbaç

Policia e Himarës arrestoi një 25-vjeçar, i dyshuar për...