Bardhi reagon pas vendimit të gjykatës: U shkelën të drejtat e deputetëve të opozitës

Më datë:

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, tha sot se “ndalimi arbitrar dhe me forcën e strukturave të sigurisë i deputetëve të opozitës për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit u konstatua sot nga gjykata si i paligjshëm”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi theksoi se “ky vendim konfirmon se pengimi i përfaqësuesve të zgjedhur për të ushtruar të drejtën dhe përgjegjësinë e tyre kushtetuese nuk është thjesht një akt arbitrar, por një shkelje që cenon drejtpërdrejt demokracinë dhe shtetin e së drejtës”.

Ai tha se, praktika të tilla antidemokratike janë të papranueshme për një vend që pretendon të jetë në rrugën e integrimit europian.

Bardhi nënvizoi se kryeministri Edi Rama synon një Kuvend pa opozitë dhe një pushtet pa zë kritik, ndërsa ka theksuar se institucionet parlamentare nuk mund të jenë pronë e askujt.

“Ulsi Manja, Arkend Balla dhe Saimir Hasalla, tre firmëtarët e vendimit për pengimin e paligjshëm të deputetëve të opozitës, duhet ta kuptojnë se firmat dhe veprimet e tyre nuk i vendosin mbi ligjin. Përgjegjësia për çdo shkelje të ligjit dhe çdo shpërdorim të detyrës do të hetohet dhe do të marrë përgjigjen që meriton përpara drejtësisë”, tha ai.

Bardhi shtoi se opozita nuk do të intimidohet dhe nuk do të heqë dorë nga e drejta për të përfaqësuar qytetarët.

“Kuvendi i Shqipërisë nuk është pronë e Edi Ramës dhe demokracia shqiptare nuk mund të vihet në shërbim të pushtetit të tij”, tha Bardhi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas marrjes së qeverisë, studentët në Serbi bëjnë publik kandidatin presidencial

Akademiku serb, Radomir Saiçiq është kandidat i Listës Studentore...

“Plumbi i Artë”/ GJKKO dënon me nga 10 vite burg Emiljano Shullazin dhe Astrit Avdylin

Sipas vendimit të GJKKO-së, Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli...

Ervin Salianji viziton Prekazin me Sami Lushtakun: Respekt për sakrificën e familjes Jashari

Ish-deputeti Ervin Salianji, ka vizituar Prekazin në Kosovë, ku...

Presidenti Begaj: BE-ja duhet të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës, drejtësi e paanshme në Hagë

Në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të...