Shqipëria drejt BE, politika bullgare vlerëson vendimin e fundit të Brukselit

Më datë:

Politika bullgare ka vlerësuar vendimin e Brukselit për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën e bisedimeve për anëtarësimin e plotë në familjen evropiane.

Ish-kryeministri Boyko Borisov kryetar i komitetit të punëve të jashtme, propozoi që të votohet në seancën plenare të Kuvendit Kombëtar një projektdeklaratë.

Borisov theksoi se shqetësimet e Bullgarisë ndaj Shkupit u mirëkuptuan nga institucionet evropiane nderkohe qe vlerësoi përparimin e Shqipërisë ne reformat e kryera. Ai theksoi po ashtu se Shqipëria ka pranuar ekzistencen e pakicës bullgare dhe ka marre veprime konkrete per respektimin e saj. Maqedonia e Veriut sipas Borisov do të duhet të përballet me pasojat e veprimeve të saj, pasi sipas tij keqtrajtimi i bullgareve atje ka rezultuar në avancimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. 

Ai bëri thirrje për dorëheqjen e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit të Maqedonisë Aleksandar Nikoloski pas komenteve të tij nënçmuese për bullgarët dhe deklaratës se Shqipëria kurrë nuk do të bëhej anëtare e BE-së.

Ish-kryeministri Kiril Petkov, bashkëkryetar i partisë “Ne vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike”, theksoi se Maqedonia e Veriut duhet të vendosë nëse do të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj, vendimarrje pa të cilën rruga e saj në BE do të mbetet e bllokuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha rikonfirmohet në krye të PD me mbi 37 mijë vota pro

ali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike...

Rudin Hylviu zgjidhet kryetar i PD-së në Kavajë, Qosja: Fillon puna për zgjedhjet e ardhshme

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë ka përfunduar procesin...

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...