Berisha rikonfirmohet në krye të PD me mbi 37 mijë vota pro

Më datë:

ali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike pas procesit të votëbesimit të zhvilluar në të gjithë vendin, ku sipas rezultateve paraprake ai ka marrë 37 mijë e 341 vota pro, ose 96 për qind të votave të vlefshme.

Rezultatet u bënë publike nga kryetarja e Komisionit të Operacioneve Elektorale në PD, Albana Vokshi, e cila deklaroi se procesi u zhvillua në mënyrë transparente, të rregullt dhe të qetë, me pjesëmarrje masive të anëtarësisë.

Sipas të dhënave të paraqitura, në 77 degët e Partisë Demokratike dhe 87 qendra votimi në të gjithë vendin morën pjesë 39 mijë e 441 anëtarë. Nga këto, 38 mijë e 902 vota rezultuan të vlefshme, ndërsa 539 të pavlefshme.

Nga votat e vlefshme, 37 mijë e 341 ishin pro Berishës, 1 mijë e 55 kundër dhe 506 vota abstenuese.

Në deklaratën e tij pas shpalljes së rezultatit, Berisha shprehu mirënjohje për demokratët që e mbështetën në këtë proces, duke e cilësuar votimin si një nga momentet më të rëndësishme politike në karrierën e tij.

Ai falënderoi gjithashtu edhe anëtarët që votuan kundër ose abstenuan, duke deklaruar se qëndrimet e tyre do të konsiderohen si pjesë e reflektimit dhe funksionimit demokratik brenda partisë.

Berisha vlerësoi punën e komisionerëve dhe strukturave të Partisë Demokratike në të gjithë vendin për organizimin e procesit, ndërsa theksoi se ky votëbesim, sipas tij, e ka nxjerrë PD-në më të fortë dhe më të bashkuar.

Në fjalën e tij, ai u ndal edhe te beteja politike e opozitës, duke deklaruar se Partia Demokratike do të vijojë përballjen politike me qeverinë, ndërsa e cilësoi votimin si një mesazh të fortë mbështetjeje nga anëtarësia demokrate.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

G7 – Trump planifikon bisedime me Zelensky në Francë

 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se planifikon...

Parlamenti Evropian miraton zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA

Parlamenti Evropian miratoi sot me shumicë votash, zbatimin e...

SPAK në aksion, goditet rrjeti i madh i trafikut të drogës

SPAK ka njoftuar sot, më 16 qershor, se ka...

Hetime për vrasjen e Renis Dobrës, Prokuroria e Tirana në veprim

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për dhunën fizike...