Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Më datë:

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak ditë më parë të kthejë për rigjykim dosjen e vrasjes së Hekuran Billës, një të dënuari për vrasje në Britaninë e Madhe që ishte liruar me kusht.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës kishte firmosur për pushimin e akuzave për mungesë provash, ndaj Viktor Markut dhe nipit të tij, Sebastian Mali, të akuzuar për vrasjen e 40-vjecarit motive gjakmarrje.


Por, shkalla e dytë e gjyqësorit e ka prishur këtë vendim dhe urdhëron gjykatën e Tiranës ta rishqyrtojë dosjen nga e para, për shkak se ka gjetur shkelje. Gjykimi i dosjes penale sipas urdhërimit të Apelit duhet të kryhet nga një tjetër trupë gjykuese.

Hekuran Billa u qëllua për vdekje brenda automjetit të tij luksoz mbrëmjen e 11 qershorit 2020 pranë Komunës së Parisit, pak ditë , vetëm pak ditë pasi ishte kthyer nga Belgjika. Ai ishte dënuar për vrasjen e Prelë Markut, në Britaninë e Madhe. Pas ekstradimit në Shqupëri, Billa qëndroi në burgun e Fushë Krujës dhe fill pas lirimit me kusht u ekzekutua. Autori kryesor i dyshuar për vrasjen për motive gjakmarrja është Viktor Marku, vëllai i Prelë Marku dhe nipi i tij, Mali. Viktor Marku u arrestua në Malin e Zi pas ekzekutimit të Billës dhe ekstradua drejt Shqipërisë. Ai kishte rekorde kriminale jashtë vendit.

Hetimet për të hedhur dritë mbi vrasjen e ish të dënuarit Billa kishin disa anë të errëta. Emiusioni në “Shënjestër” zbuloi se 8 oficerë policie dhe 2 zyrtarë të shërbimet sekret kishin ndërhyrë në sistemin TIMS për të kontrolluar hyrje-daljet e Billës jashtë vendit dhe dyshohet se e kanë tradhtuar tek autorët e dyshuar të krimit.

Prokuroria nuk kishte hetuar për lidhje të mundshme të këtyre zyrtarëve dhe Viktor Markun e Sebastian Malin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, viktimë e një aksidenti në rrugë

E trishtë! Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën...

Posta e Durrësit nën hetim, gjykata lë në fuqi masat e sigurisë

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për...

Shqipëria drejt euros, zbardhen kriteret dhe roli i Bankës së Shqipërisë

Euroja do të bëhet monedha zyrtare e vendit tonë...

Zgjedhjet në PD, Berisha: Kemi realizuar një reformim të thellë të strukturave

https://www.youtube.com/live/XrkHA6SdLaY?si=8oeq1YXm1UbKj02z&t=613 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD...