Ervin Salianji në konferencë: Unë nuk shkoj në burg si kallëzues i rremë, por…

Më datë:

Ervin Salianji ka dalë në një konferencë për mediat një ditë pas vendimit të Apelit, ku u dënua me një vit burg për kallëzim të rremë, teksa sot Prokuroria i ka kërkuar Kuvendit ekzekutimin e vendimit.

Gjatë fjalës së tij ai tha se nuk shkon në burg për kallëzim të rremë, por si një politikan që ka denoncuar me prova korrupsionin dhe përfshirjen në narkotrafik të vëllait të ministrit.

“Çfarë e detyroi Ramën dje të reagonte për vendimin, kur ai ka thënë se nuk i komenton vendimet e drejtësisë. Ishte i tërbuar pas vendimit.

Pas këtij publikimi si Agron Xhafaj, trafikanti ndërkombëtar, si vëllai i tij në atë kohë ministër, dhe Rama nuk patën asnjë reagim për 5 vite më radhë, u fshehën.

Reagimi publik ka qenë si rallë herë në unison kundër kësaj stisje në emrin tim. Unë kam një kontribut të gjatë në PD, kam denoncuar afera korruptive që kanë tërbuar Ramën dhe ministrat e tij, nuk shkoj në burg si kallëzues i rremë, por si një politikan i ri i opozitës që ka dëshmuar me prova përfshirjen e ministrit dhe familjes së tij në narkotrafik.

Kjo është një goditje nën brez për të kënaqur epshet e grupeve kriminale. Kjo është e vetmja mënyrë për t’i treguar qytetarëve… siç kam mundur t’i përballoj.

Të njëjtën gjë do të bëj. Nuk më trembim as mua, as qytetarët, as PD. Përballë do të më kenë mua sot.

Do të më kenë pas këtij viti, dhe gjatë këtij viti dhe me vite me radhë. Burgosja ime është pjesë e planit të Ramës”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha rikonfirmohet në krye të PD me mbi 37 mijë vota pro

ali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike...

Rudin Hylviu zgjidhet kryetar i PD-së në Kavajë, Qosja: Fillon puna për zgjedhjet e ardhshme

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë ka përfunduar procesin...

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...