11.5 C
Tirana

“Salillari” zvarrit punën/ Nënkalimi te sheshi “Shqiponja” krijon trafik të rënduar

Më datë:

Në fund të tetorit të vitit të kaluar u devijua qarkullimi i mjeteve dhe ish-sheshi “Shqiponja” u bllokua për shkak të punimeve, të cila duhet të përfundojnë në fund të shkurtit. Po, ndërsa kanë kaluar më shumë se dy muaj, asnjëri nga tunelet nuk është funksional deri më tani.

Pak ditë më parë, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ergys Verdho deklaroi se deri në javën e parë të janarit janë kryer në total 52% e volumit të punimeve nga kompania “Salillari”.

Nisur nga kjo ecuri e punimeve, ku ende një ndër tunelet e planifikuara të ndërtohen në këtë vepër është ende në fazën fillestare, duket se kompania “Salillari” e cila po zbaton këtë projekt mund të mos përmbushë në kohë afatin e premtuar për rihapjen e ish-sheshit Shqiponja në fund të shkurtit.

Jemi një muaj e gjysmë para përfundimit të afatit dhe situata në kantier është kjo.

Pamjet tregojnë se jemi ende shumë larg nga afati i përfundimit të punimeve të këtij nënkalimi.

Zvarritjet e punimeve kanë krijuar edhe kosto për qytetarët. Hyrja dhe dalja nga Tirana në këtë pjesë është gjithmonë e ngarkuar me trafik.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...