Kuvendi miraton më 28 janar marrëveshjen me Phfizer për vaksinat

Më datë:

Kuvendi do të miratojë më 28 janar marrëveshjen me kompaninë Phfizer. Kjo marrëveshje “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V., dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik, dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anti-covid-19 në Republikën e Shqipërisë si dhe përdorimin e tyre në popullatë” është caktuar në rend dite dhe pritet të miratohet.

Kryeministri Edi Rama njoftoi pak ditë më parë se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza vaksinash nga kompania Pfizer.

10,750 dozat e para do të mbërrijnë në fillim të javës së tretë të janarit, më tej 30,250 doza do të vijnë në shkurt  dhe të tjerat me radhë në bazë të planit të vaksinimit.

Në vend nisi vaksinimi më 11 janar, pasi u siguruan 975 doza vaksinash nga një vend i BE, i cili ende nuk dihet pasi kryeministri nuk preferoi ta zbulojë. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Arrestohet një prej grabitësve të argjendarisë, vijojnë kërkimet për bashkëpunëtorin”

Është arrestuar këtë të enjte, një nga autorët e...

“Topalli kujton debatet për integrimin: Sot flasin ndryshe për Perëndimin”

Në seancën e sotme plenare Jozefina Topalli, u ndal...

Seanca plenare e Kuvendit, shtyhet interpelanca me Kryeministrin Rama

 Kuvendi shtyu interpelancën me Kryeministrin Edi Rama i cili...

“Sula: IKMT dhe IMT do të bashkohen në një strukturë të vetme”

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula gjatë një takimi me...