Paga minimale 26 mijë lekë/ Ekspertët: Ka ikur koha e informalitetit

Nisma e qeverisë për të rritur pagën minimale nga 26 mijë lekë në nivelin e 30 mijë lekëve vlerësohet si pozitive nga ekspertët e ekonomisë.

Edhe pse situata në të cilën ndërmerret kjo iniciativë sipas Zef Preccit vjen si një premtim elektoral, ai shton se ndryshimi i këtij treguesi është një element i rëndësishëm që do të ketë ndikim të madh si në sistemin e pensioneve, ashtu edhe në nxitjen e konsumit në vend.

“Nisma është për t’u përshëndetur. Çdo fond që shkon për rritje të pagave vlerësohet dhe indeksimi i pagave duhet të bëhet çdo vit dhe duhet të jetë politikë e çdo qeverie. Iniciativa sigurisht pritet ti japë një nxitje të madhe konsumit në vend.”

Teksa një pjesë e komunitetit të sipërmarrjes nuk e kanë mirëpritur rritjen e pagës minimale duke argumentuar se kjo shton kostot për ta, për ekspertin Zef Precci bizneset duhet të përshtaten dhe tw mbështesin qeverinë.

“Ka ikur koha e informalitetit. Komuniteti i biznesit duhet të bëhet pjesë e kësaj iniciative dhe të mbështesë qeverinë. Ka ardhur koha që punonjësit të vlerësohen. Punonjësit nuk mund të trajtohen më si skllevër.”

Pavarësisht se paga minimale në vend ka pësuar disa herë rritje, sërish vijon të mbetet më e ulëta në Europë sipas Eurostat, me përjashtim të Kosovës e cila ka një pagë minimale prej 130 euro për punonjësit nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi këtë kufi moshe. Ndërsa Serbia rezulton vendi me pagën më të lartë minimale prej 308 euro.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Kurti: Nuk ka Kosovë të fort pa u vendosur drejtësia

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbajtur sot një tubim me anëtarët dhe simpatizantët e tij në Prishtinë. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, mbajti një...

Prekëse, bashkohet me familjen 21 vjet pasi u rrëmbye!

Një burrë i ofroi ëmbëlsirë në rrugë për ta joshur dhe e shiti në një familje tjetër Një burrë në Kinë është bashkua me...

Kisinxheri: “Në rast se nuk i dëgjoni daullet e luftës atëherë jeni të shurdhër”

Diplomati me renome dhe ish sekretari shtetëror amerikan Henri Kisinxheri nga apartamenti i tij luksoz në Manhaten shpalosi planin rrëqethës amerikan. Diplomati, teoricieni dhe publicisti...

Së fundi

Erdogan: Ne nuk jemi shtet fisnor, ne jemi Turqi. Disa amerikanë telefonojnë vëllain tim dhe i thonë…

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë fjalimit të tij në Kongresin e 7-të të zakonshëm të AK Partisë AK në qytetin turk Malatya,...

PD i përgjigjet Ramës: Tmerri i trafikut në Unazën e Re i shtohet aferës 48 milionë euro taksa të shqiptarëve për 2.2 kilometra rrugë

Eksperti i Ekonomisë pranë PD-së Dorjan Teliti, me anë të një statusi në “Facebook”, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, duke thënë se tmerri...

Ekspertët zbehin euforinë për rikthimin në normalitet: Vaksinimi kundër Covid zgjat me vite

Vaksinë për Coronën që këtë vit? Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn e uli euforinë. Edhe nëse ka një vaksinë në fillim të vitit...