Mblidhet Asambleja Socialiste e Gramshit, Balla: Opozita Meta-Basha kërkon alibi për humbjen e radhës. PS, aleancë vetëm me qytetarët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të Gramshit.

Në fjalën e tij Balla deklaroi se në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 PS do të ketë aleancë vetëm me qytetarët, ndërsa përballë ka një koalicion politikanësh dështakë që politikën e duan si mjet për interesat e tyre, jo për interesat e Shqipërisë.

“Ne jemi të vendosur ta kemi vëmendjen vetëm tek njerëzit dhe tek përmirësimi i shërbimeve publike ndaj tyre. Duhet përkushtim për tu marrë me hallet dhe problemet e njerëzve dhe vëmëndja jonë janë vetëm ata.

E siç ka rifilluar po njëlloj kjo vjeshtë politike me opozitën Meta-Basha që kërkon alibi për humbjen e radhës, shan e shpif nga mëngjezi në darkë, përgjigja jonë do të jetë puna dhe përqëndrimi tek nevojat e njerëzve”, tha Balla.

Sipas Ballës, kasandrat e opozitës kanë nisur një betejë të re, atë të përdorimit të halleve për politikë, si dhe për përhapjen e panikut ekonomik dhe social.

“Tani mesa duket, vetë kasandrat e opozitës kanë nisur një betejë të re, atë të përdorimit të halleve për politikë, si dhe për përhapjen e panikut ekonomik dhe social duke përdorur si lëndë të parë atë që njohin më mirë baltën dhe mashtrimin.

Njerëzit nuk kanë asnjë interes të dëgjojnë më këtë lloj politike, njerëzit presin vetëm nga ne zgjidhjen e halleve të tyre”, deklaroi Balla.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Basha nga Kuvendi: Alternativa e të keqes, njerëzit të bëhen bashkë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka bërë thirrje shqiptarëve për protestën e të shtunës. Nga foltorja e Kuvendit ai tha: “Duhet të ngriheni...

Kapet 31-vjeçari i shpallur në kërkim

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Vjedhje me armë” është kapur dhe ndaluar në Dibër. Shërbimet operacionale të DVP Dibër, në bashkëpunim me...

Mourinho: I kam refuzuar tri skuadra

  Jose Mourinho është i gatshëm që të rikthehet në futboll. Jose Mourinho ishte afër të rikthehej te Real Madrid, por që Zinedine Zidane e mposhti...

Së fundi

Mitsotakis flet për kufijtë detarë: E drejta për t’u zgjeruar me 12 milje në Jon nuk diskutohet apo kushtëzohet, më pas shkojmë në Hagë...

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur për herë të parë në parlement lidhur me dakordësinë me Shqipërinë për të çuar në Hagë çështjen e kufijve detarë. Ai...

Dje 7 mijë raste me COVID-19, Çekia paralajmëron shtrëngim të masave kundër pandemisë

Qeveria e Çekisë ka paralajmëruar shtrëngim të masave kundër pandemisë së koronavirusit, për shkak të rritjes së numrit të të prekurve. Ky fakt u bë...

COVID-19 në Francë/ Kreu i Komitetit Shkencor: Kjo valë më e fortë se e para, mund të arrijë deri në 100 mijë raste në...

“Ky virus është shumë i vështirë. Kemi shumë informacion, por nuk dimë gjithçka. Kjo valë e dytë do të jetë ndoshta më e madhe se...