Hita inspekton masat për protestën e PD, kërkon qetësi dhe profesionalizëm nga forcat e rendit

Më datë:

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita inspektoi sot masat e marra për mbarëvajtjen e tubimit politik të opozitës, që do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Gjatë inspektimit, Hita kërkoi nga grupi i menaxhimit të shërbimeve policore të angazhuara në terren që të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë profesionalizëm në garantimin e rendit dhe sigurisë.

Ai ka theksuar rëndësinë e koordinimit të forcave policore dhe reagimit të kujdesshëm për të shmangur çdo incident gjatë zhvillimit të aktivitetit, për të siguruar që tubimi të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të organizuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Si të përgatisni hap pas hapi akullore me limon në kushte shtëpie

Nëse mendonit se akulloren mund ta përgatisin vetëm pastiçierët...

Durrës: kontroll “blic” në burg pas konfliktit, sekuestrohet pajisje elektronike e ndaluar

Një operacioni blic është bërë në burgun e Durrësit,...

Grumbullime të paligjshme në protestë, procedohen penalisht 15 shtetas

Policia e Tiranës njoftoi sot se pas veprimeve hetimore...

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve, 53 mandate fiton Lëvizja Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjene sotme ka...