Kryeparlamentarët e rajonit i propozojnë BE-së masa shtesë kundër koronavirusit

Kryeparlamentarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor i janë drejtuar me një letër Presidentit të Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli dhe Presidentes së Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, nëpërmjet së cilës propozojnë disa masa shtesë për luftën ndaj koronavirusit të ri (COVID-19),(AA).

Sipas njoftimit nga Kuvendi i Shqipërisë, në letër thuhet se “Të vetëdijshëm për kompleksitetin e situatës së pandemisë COVID-19, numrin e personave të infektuar dhe pajisjet e pamjaftueshme mjekësore të vendeve tona, sot, më tepër se kurrë, kemi nevojë për solidaritet, një qasje të koordinuar dhe veprim të përbashkët.”

Gjithashtu kryepalamentarët kërkojnë që vendet që përfaqësojnë të përjashtohen nga vendimi për të kufizuar eksportin e pajisjeve mjekësore nga BE dhe të përfshihen në skemën e autorizimit të eksportit BE-së, të kenë akses në prokurimin e përbashkët me BE-në të pajisjeve mjekësore për të luftuar pandeminë.

Më tej kërkohet që të lejohen që një pjesë e fondeve të Programit IPA II dhe të gjitha fondet e tjera në dispozicion nga burimet e BE-së të përdoren për të luftuar pandeminë COVID-19.

“Veç masave të propozuara, në emër të parlamenteve të vendeve tona, mirëpresim çdo lloj ndihme që Bashkimi Evropian është i gatshëm të vejë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruhet në letrën e kryeparlamentarëve të rajonit.

Letra është nënshkruar nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç, Kryetari i Dhomës së Popujve të Bosnjë dhe Hercegovinës, Dragan Coviç, Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviç dhe Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

A mund të ndikojë largimi i prokurorit Schwendiman në punën e Speciales?

Nga: Blendi Gashi Prokurori i Specializuar David Schwendiman do të largohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 31 mars 2018, pasi atij i mbaron...

FSK vazhdon mbështetjen për Suharekën

Zv/ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka njoftuar se njësitë e FSK-së po vazhdojnë të ndihmojnë Suharekën, pas vërshimeve atje. “Në ditën...

Moti i keq, në Kapshticë s’lejohen të kalojnë autobusët

Autoritetet greke në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë, kanë vendosur, se për shkak të motit të keq si dhe bllokimit të një aksi...

Së fundi

COVID-19: Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar rritet në 5.373

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 439 raste të reja të vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin e ri (COVID-19). Sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social,...

Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70-vjeçaren e ndjerë

Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të...

Turqi, rritet në 649 numri i të vdekurve nga COVID-19

Turqia ka informuar për rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), përderisa vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit. Ministri i Shëndetësisë së...