Hamas në bisedime me Arabinë Saudite për lirimin e palestinezëve të burgosur

Grupi palestinez i rezistencës Hamas është përfshirë në bisedime me Arabinë Saudite për lirimin e palestinezëve të mbajtur nga Rijadi zyrtar me akuzat për “terrorizëm”, thotë njëri nga figurat udhëheqëse të Hamasit,  (AA).

Duke folur për AA, zyrtari i Hamasit, Basim Naim thotë se pret që ndalimi të përfundojë para muajit të shenjtë të Ramazanit, që fillon në prill.

Sipas tij, autoritetet saudite kanë gjykuar 62 palestinezë me akuzën e “mbështetjes së grupeve terroriste”.

“Ne shprehim keqardhje pasi ata palestinezë kanë banuar për dekada në Arabinë Saudite dhe kanë kontribuar në ndërtimin e mbretërisë dhe mbështetjen e komunitetit saudit”, tha Naim.

Ai theksoi se akuza kryesore ndaj të arrestuarve ishte “mbështetja e subjekteve terroriste”, duke theksuar se të arrestuarit nuk kishin asnjë veprimtari që ndikonte në “çështjet e mbretërisë ose interesat e saj të larta”.

Ai shpjegoi se disa prej të arrestuarve ishin në “kontakt dhe komunikim të vazhdueshëm me zyrtarë sauditë në disa dosje” dhe se po punonin në koordinim me autoritetet atje.

Seanca e dytë gjyqësore është planifikuar të mbahet për të arrestuarit në maj, por Naim parashikon se çështja do të “mbyllet” para Ramazanit.

Duke komentuar tensionet në marrëdhëniet midis Arabisë Saudite dhe Hamasit, Naim tha: “Ndryshimi më i madh që tani është shfaqur, është i ashtuquajturi vizion i ri amerikan për paqen ose Marrëveshjen e Shekullit”.

Ai theksoi se një nga komponentët më të rëndësishëm të marrëveshjes është të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin dhe të dëmtojë rezistencën palestineze, duke shtuar se këto procese gjyqësore vijnë në kontekstin e hapjes ndaj okupimit izraelit dhe aprovimin e marrëveshjes.

“Hamas ende po bën kontakte, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejt ose përmes ndërmjetësve me Arabinë Saudite me qëllim të lirimit të të arrestuarve dhe diskutimin e çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me Mbretërinë”, tha ai.

Zyrtari i Hamasit përsëriti nevojën e politikës së neutralitetit për të gjitha vendet, duke mos anuar me një vend kundër një vendi tjetër.

“Hamasi nuk do të jetë palë në mosmarrëveshjen brenda ose jashtë çdo vendi dhe ne presim që Arabia Saudite, e cila ka një histori të gjatë të mbështetjes së kauzën palestineze, të kuptojë rrethanat e ndjeshme dhe pozicionin e lëvizjes”, tha ai.

Naim shprehu dëshirën e lëvizjes së tij që Arabia Saudite të mbështesë kauzën palestineze dhe të gjitha format e rezistencës ndaj okupimit izraelit, kryesorja e së cilës është “rezistenca e armatosur”.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Makina kositëse e barit që arrin 160 km/h për 6.3 sekonda

Kositësja e barit e kompanisë prodhuese të automobilave ‘Honda’, e emëruar si ‘Mean Mower V2’, ka përformancë më të lartë sesa Bugatti Chiron. Honda, me...

“Shqipëria ngjit 12 vende në klasifikimin botëror të turizmit në 2019”

Shqipëria ngjit 12 vende në klasifikimin botëror të turizmit për 2019, thuhet në shkrimin e gazetares së CNN-it, Julia Buckley, e cila analizon Raportin...

Takimi me të prekurit nga tërmeti, Rama refuzon qerasjen me karamele: Jam i omël vetë!

Kryeministri Rama po e vijon ‘turin’ e tij në familjet e prekura nga tërmeti dhe kësaj here...

Së fundi

COVID-19: Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar rritet në 5.373

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 439 raste të reja të vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin e ri (COVID-19). Sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social,...

Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70-vjeçaren e ndjerë

Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të...

Turqi, rritet në 649 numri i të vdekurve nga COVID-19

Turqia ka informuar për rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), përderisa vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit. Ministri i Shëndetësisë së...