Ekspertët paralajmërojnë për mënyrën e të ushqyerit gjatë karantinës

Me përhapjen e koronavirusit të ri (Covid-19) në shumë pjesë të botës, njerëzit mbeten të karantinuar nëpër shtëpi, por ekspertët paralajmërojnë se zvogëlimi i aktivitetit fizik dhe mënyrat jo të mira të të ushqyerit përbëjnë rrezik për shëndetin,  (AA).

“Ne duhet të kemi parasysh se një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar forcon sistemin tonë imunitar dhe na mbron”, tha gastroenterologu Vedat Goral nga Spitali Universitar Medipol Mega në Stamboll.

Goral theksoi se është jashtëzakonisht i rëndësishëm vendi se ku hamë kur qëndrojmë në shtëpi.

“Hani në tryezë. Mos hani në shtrat, në dhomën e gjumit ose në kompjuter, pasi mund të hani pa vetëdije më shumë sesa keni nevojë. Kjo mënyrë e sjelljes mund të çojë në shtimin e peshës dhe madje edhe në sëmundje kronike”, tha Goral.

Ai konsideron se është shumë e rëndësishme edhe ajo çfarë blejmë. Ai rikujtoi për vendosjen e orës policore si dhe gjendjes së jashtëzakonshme, për çka njerëzit blejnë makarona sepse janë të lira.

Makaronat nuk janë një vakt ideal për shkak të numrit të lartë të kalorive dhe vlerës së ulët të saj ushqyese. Në vend të makaronave, Goral rekomandon ushqime të pasura me fibra dhe proteina si dhe fruta dhe perime.

Ai shtoi se nuk duhet lënë anash ushqimet e pasura me vitaminë D dhe kalcium si qumështi, vezët, kosi dhe djathi. Goral gjithashtu rekomandoi për konsumin e ushqimeve të pasura me vitaminë C.

“Ju mund të hani molla, portokall dhe të gjitha llojet e agrumeve”, tha Goral.

Për ata që nuk hanë mish, ai rekomandoi bizele, thjerrëza të kuqe, qiqra (leblebia) dhe fasule të kuqe. Sipas tij, dieta e shëndetshme dhe e ekuilibruar nuk është e mjaftueshme, prandaj duhet të ushtrohet.

“Konsumi i pijeve me sheqer që rrisin shpejt sheqerin në gjak, bukën e bardhë, ëmbëlsirat dhe mishin e përpunuar për mëngjes dhe ushqimet me kripë të lartë duhet të minimizohen”, tha Goral.

Ai paralajmëroi shmangien e pijeve alkoolike dhe cigaren, veçanërisht gjatë një periudhe stresuese.

Gizem Gencyurek, nutricioniste në spitalin e Universitetit Medipol Pendik në Stamboll, tregoi se stresi mund të bëjë që dikush të hajë më shumë gjatë aktivitetit të zvogëluar fizik.

Për ta parandaluar këtë, ekzistojnë disa gjëra për të cilat Gencyurek thotë se nuk janë të vështira dhe njëra prej tyre është ushqimi i shëndetshëm.

“E para nga këto është një dietë e ekuilibruar: Ne duhet të përfshijmë 4 grupet themelore të ushqimit që i kemi në dispozicion, e që janë mishi, qumështi, drithërat, pemët dhe perimet, veçanërisht gjatë ngrënies së mëngjesit, drekës dhe darkës”, tha Gencyrek.

Ajo tha se nuk duhet të harrojmë pierjen e ujit dhe forcimin e sistemit imunitar.

Gjithashtu është e dobishme të marrim multivitaminë dhe probiotikë.

“Ne duhet të zgjedhim një alternativë të shëndetshme në vend të produkteve të paketuara, të përpunuara dhe të sheqerosura. Për shembull, në vend të patateve të skuqura gjatë shikimit të një filmi, ju mund të hani kokoshka ose në vend të pijeve të gazuara mund të pini qumësht me shafran të Indisë”, theksoi Gencyurek.

Ajo shtoi se është thelbësore të jemi sa më aktiv në shtëpi dhe se në internet janë në dipozicion të cilat mund të bëhen në komoditetin e shtëpisë.

Sipas saj, higjena dhe mënyra e gjumit janë jashtëzakonisht të rëndësishme gjatë karantinës.

Ajo rikujtoi nevojën për ajrosjen e dhomave dhe larjen e shpeshtë të duarve me sapun.

Lloji i ri i koronavirusit, i cili për herë të parë shpërtheu dhjetorin e kaluar në qytetin kinez Wuhan është përhapur në më shumë se 170 vende dhe territore.

Organizata Botërore e Shëndetetësisë shpërthimin e koronavirusit e ka shpallur pandemi.

Më shumë se 472 mijë njerëz janë infektuar nga lloji i ri i koronavirusit në botë ndërsa 21.300 kanë vdekur si rezultat i infeksionit. Më shumë se 114.800 janë shëruar, njofton Universiteti amerikan “Johns Hopkins”.

Megjithë, numrin në rritje të njerëzve të infektuar, shumica e të prekurve nga virusi tregojnë simptoma të lehta dhe shërohen.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Nigeri, shpërthim në një xhami

Të paktën dhjetë persona thuhet të kenë humbur jetën në një sulm të dyshuar me bombë vetëvrasëse në një xhami në qytetin e kufirit...

Binjakë gjysmëidentikë që trondisin themelet e shkencës

Mjekët kanë dokumentuar rastin e dytë të njohur në botë të binjakëve gjysmëidentikë. Djali dhe vajza, që tani janë 4 vjeç, nga Brisbane në...

Gjysmëfinalet e Europa League, Marseille-Salzburg dhe Arsenal-Atletico

Marseille-Salzburg dhe Arsenal-Atletico janë dy çiftet e gjysmëfinaleve që do të diskutojnë mes tyre se cilët do të jenë finalistët e Lionit, në ndeshjen...

Së fundi

Itali, konfirmohen 681 vdekje të reja nga COVID-19

Italia ka raportuar 681 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 15.362 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi...

Apeli i ri i IKShP-së: E kemi ende situatën nën kontroll, ju lutem rrini në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një apel tjetër sa i përket gjendjes me koronavirusin në Kosovë, specifikisht respektimit të masave kundër përhapjes...

Kosova me më së paku të prekur me Covid-19 në rajon, prin Serbia

Republika e Kosovës po del të jetë vendi me më së paku persona të infektuar më koronavirus në rajon. Kosova deri më tani ka të...