Policia asgjëson 306 bimë kanabis në Malësi të Madhe

Më datë:

 Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur nga Policia e Malësisë së Madhe në kuadër të operacionit të koduar “Flagranca”, ndërsa janë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar si autorë.

Sipas njoftimit të Policisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas hetimeve intensive të kryera me metoda proaktive, finalizuan operacionin në territorin e fshatit Ivanaj.

Gjatë kontrollit të zonës, efektivët konstatuan të kultivuara 306 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike, Policia kapi në flagrancë dhe arrestoi shtetasit N. Z., 40 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, dhe K. P., 43 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, të dyshuar për kultivimin e tyre.

Policia bëri të ditur se kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Alarm në Karaburun: flakët përfshijnë pyje dhe shkurre, situata kritike

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur këtë të...

Sy artificialë për robotët, të frymëzuar nga njeriu

Sy artificialë të frymëzuar nga syri i njeriut po...

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare regjisori i “Friends”, James Burrows! 

Regjisori legjendar amerikan James Burrows, i njohur për kontributin...