13.5 C
Tirana

KQZ publikon veprimtaritë publike të institucioneve 13-23 janar

Më datë:

Prej datës 13 Janar ka nisur zbatimi i detyrimeve për organet publike për të raportuar në KQZ mbi veprimtaritë e tyre publike për periudhën 4 muaj përpara datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve

KQZ sqaron se, sa më sipër ky detyrim përcaktohet/rrjedh nga nenet 91 dhe 92, të Kodit Zgjedhor, si dhe vendimi nr. 9 datë 24.12.2020, i Komisionit Rregullator.

“Sipas përcaktimeve të mësipërme rregullatore institucionet publike raportojnë për veprimtaritë e tyre publike nëpërmjet ndërfaqes përkatëse elektronike në internet aktivitete.kqz.gov.al”, thekson KQZ.

“Ndërfaqja e raportimeve përbën elementin kyç, në zbatimin e kuadrit rregullator për raportimin e veprimtarive publike nga Institucionet qendrore dhe vendore. KQZ ka ndërtuar një sistem raportimi me fusha të detyruara, që duhet të plotësohen nga Institucionet që raportojnë veprimtaritë e tyre publike, në mënyrë të tillë për të marrë gjithë informacionin e duhur e për të gjykuar më pas kur është rasti mbi ndalimin e veprimtarisë. Ndërfaqja e raportimeve është bërë e aksesueshme nga çdo person kontakti, më datë 13 Janar 2023. Nga verifikimi i kryer nga Struktura Përgjegjëse në KQZ rezulton se më datë 13 Janar 2023, janë pajisur me kredencialet për krijimin e llogarive në ndërfaqe 510 Institucione, të cilat mund të aksesonin ndërfaqen e raportimeve për të kryer raportimin e veprimtarive publike që do të zhvillonte institucioni i tyre”, thuhet në njoftim.

KQZ njofton se më datë 13 Janar 2023, ka nisur monitorimi i ndërfaqes së raportimeve, duke gjeneruar të dhëna nga ndërfaqja dhe duke i përditësuar ditë pas dite në databazën përkatëse, të krijuar për këtë qëllim.

“Për periudhën nga data 13 Janar 2023 deri më datë 23 Janar 2023, rezulton si vijon: 524 institucione të regjistruara në ndërfaqen e raportimeve;169 veprimtari të raportuara;38 institucione raportuese; 25 institucione (nga 38) kanë respektuar afatin për raportim (jo më vonë se 5 (pesë) ditë përpara afatit të planifikuar për zhvillimin e veprimtarisë publike; 2 institucione kanë raportuar për zhvillim veprimtarie publike, në kushtet e emergjencës për 7 (shtatë) veprimtari publike”, thuhet në njoftim.

Po ashtu KQZ sqaron se, disa institucione kanë hasur vështirësi në aksesimin e ndërfaqes, duke ia bërë me dije Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Problematikat lidheshin kryesisht me pamundësinë për t’u loguar në ndërfaqen e raportimeve edhe pse në e-mailin e tyre ishin dërguar kredencialet nga ana e KQZ. Nga specialistët e IT problematika ka ardhur për shkak të kufizimeve të sigurisë kibernetike të vetë institucioneve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mjegull në Rrugën e Kombit, policia apel për kujdes të shtuar

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit...

BE: Shkëlqime shprese për përdorimin e aseteve: ‘para tani ose gjak më vonë’

Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse...

Protesta kombëtare e 22 Dhjetor, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në...

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh...