Betohet në Presidencë Holta Zaçaj si anëtare e re e Gjykatës Kushtetuese!

Më datë:

Anëtarja e nëntë e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj është betuar sot në Presidencë nga kreu i shtetit, Bajram Begaj.

Me betimin në Presidecë sot të Holta Zaçajt, si anëtaren e nëntë të Gjykatës Kushtetuese, ky insititucion është tashmë i plotë.

Procedurat vijojnë ende për zgjedhjen e kryetarit.

Vetë Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka mbajtur një mbledhje të posaçme dhe ka vendosur fillimin e procedurave për zgjedhjen e Kryetarit.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet me votim të fshehtë, me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtuese, për një periudhë 3-vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Seanca për zgjedhjen e Kryetarit drejtohet nga gjyqtari më i vjetër në detyrë.

Në rast se ka më shumë se një kandidat dhe gjatë votimit asnjëri prej tyre nuk merr shumicën e parashikuar të votave, bëhet një votim i ri dhe, pas këtij, vijohet me votimin mes kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.

Në përfundim të këtij votimi shpallet i zgjedhur kandidati që ka marrë shumicën e votave.

Në rast se asnjë nga kandidatët nuk ka marrë shumicën e votave ose votat janë ndarë në mënyrë të barabartë, Kryetari caktohet me short.

Procedura e zhvillimit të shortit parashikohet me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Kryetari i zgjedhur njofton Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trafik droge nga Kanadaja/ Arrestohen 3 persona, 2 të tjerë në kërkim

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Anchor”, duke goditur...

Kurti: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për hapjen e plotë të urës mbi Ibër

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar...

Europa, mes zjarreve dhe përmbytjeve

Mes vapës përvëluese, Italia dhe Spanja janë përballur edhe...

“Liria ka Emër” nis numërimin për krerët e UÇK-së me “Orën e Pritjes”

Platforma “Liria ka Emër” ka vendosur në Prishtinë “Orën...