ITALI – Një tërmet i fuqishëm 6,1 ballë Rihter godet bregdetin jugor

Më datë:

 Një tërmet i fuqishëm goditi sot në mëngjes bregdetin e rajonit të Kalabrisë në Itali, i cili u ndje deri në Napoli.

Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Tirren pranë qytetit të Kozencës, rreth 240 kilometra në juglindje të Napolit.

Instituti Kombëtar për Gjeofizikën dhe Vullkanologjinë, raportoi një tërmet të fortë me magnitudë 6,1 ballë të shkallës Rihter – në një thellësi prej 250 kilometrash, ndërsa Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGS) tha se magnituda ishte 6,2 ballë Rihter.

Gjithashtu, tërmeti u ndje në të gjithë Kalabrinë dhe deri në zonën e Vezuvit pranë Napolit në veri dhe rajonin e Bazilikatës në lindje.

Agjencia tha se fillimisht nuk kishte raportime për dëme, por po kryheshin verifikime.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kampioni Nelson Hysa takon Ramën pas fitores së radhës

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e Kryeministrisë...

Dorëhiqet sekretari i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Dokushin

Pas shkarkimit të Anuela Ristanit nga kryebashkiaku Erion Veliaj,...

Kryetarët e komunave në protestë, kërkojnë mbrojtjen e kompetencave

Kryetarë dhe përfaqësues të komunave të Kosovës janë mbledhur...

Protestë pas tragjedisë, banorët e Vaut të Dejës kërkojnë urgjencë

Tre ditë pas tragjedisë së rëndë, ku Sokol Preka,...