Protestë pas tragjedisë, banorët e Vaut të Dejës kërkojnë urgjencë

Më datë:

Tre ditë pas tragjedisë së rëndë, ku Sokol Preka, 40 vjeç, dhe David Deda, 46 vjeç, humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike, banorët e Vaut të Dejës dhe familjarët e viktimave kanë zhvilluar një protestë përpara qendrës shëndetësore.

Motra e Sokol Prekës akuzon se viktimat nuk kanë marrë në kohë ndihmën e nevojshme, pasi autoambulanca e Vaut të Dejës ka qenë jashtë funksionit atë natë.

Banorët shprehen se pas orës 16:00, për të gjithë  qytetin e rrethinat nuk ka mjek, por vetëm dy infermierë.

Bashkia Vau i Dejës ka rreth 50 mijë banorë. Për këtë arsye, banorët kërkojnë që qendra të marrë statusin e urgjencës mjekësore, me praninë e një mjeku edhe gjatë orëve të pasdites dhe natës, si dhe shërbim të plotë urgjence për komunitetin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dorëhiqet sekretari i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Dokushin

Pas shkarkimit të Anuela Ristanit nga kryebashkiaku Erion Veliaj,...

Kryetarët e komunave në protestë, kërkojnë mbrojtjen e kompetencave

Kryetarë dhe përfaqësues të komunave të Kosovës janë mbledhur...

Masakër në poligon, autori rus i jep fund jetës pas përplasjes me policinë

Një 30-vjeçar rus, i dyshuar për vrasjen e tre...

Avokatët kundër rregullores së GJKKO-së: Ndalimi i telefonave cenon të drejtat

Rregullorja e re e GJKKO-s ka shkaktuar reagime jo...