Masakër në poligon, autori rus i jep fund jetës pas përplasjes me policinë

Më datë:

Një 30-vjeçar rus, i dyshuar për vrasjen e tre personave në një poligon qitjeje në Danilovgrad të Malit të Zi, ka vrarë veten pas një shkëmbimi zjarri me policinë në një zonë pyjore..

Drejtori i Policisë së Malit të Zi tha se shtetasi rus, Mihail Sabunjin, u lokalizua nga forcat speciale të pranë lagjes Topla, në pyll. Ata lokalizuan dhe izoluan autorin e vrasjes së trefishtë, i cili në momentin e arrestimit hapi zjarr dhe më pas qëlloi veten në kokë.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur një ditë më parë në poligonin e qitjes “Češka zbrojevka” në Danilovgrad. Sipas autoriteteve dhe informacioneve të publikuara nga “Vijesti”, 30-vjeçari vrau Nemanja Kapor, 20 vjeç, nga Podgorica, Petar Globareviç, 24 vjeç, po nga Podgorica, si dhe Momir Radonjiç, 67 vjeç, nga Danilovgradi. Të tre viktimat punonin në poligonin ku ndodhi sulmi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dorëhiqet sekretari i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Dokushin

Pas shkarkimit të Anuela Ristanit nga kryebashkiaku Erion Veliaj,...

Kryetarët e komunave në protestë, kërkojnë mbrojtjen e kompetencave

Kryetarë dhe përfaqësues të komunave të Kosovës janë mbledhur...

Protestë pas tragjedisë, banorët e Vaut të Dejës kërkojnë urgjencë

Tre ditë pas tragjedisë së rëndë, ku Sokol Preka,...

Avokatët kundër rregullores së GJKKO-së: Ndalimi i telefonave cenon të drejtat

Rregullorja e re e GJKKO-s ka shkaktuar reagime jo...