Kampioni Nelson Hysa takon Ramën pas fitores së radhës

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e Kryeministrisë kampionin shqiptar të boksit, Nelson Hysa.

“Nelsoni, the Albanian Eagle që nuk njeh humbje dhe unë bashkë me demokratin Zef Gjoni që luftojmë veç për fitore”, shkruan Rama.

Dy ditë më parë, Nelson Hysa mposhti norvegjezin Thomas Narmo në vetëm dy raunde, duke ruajtur kështu titullin dhe duke e çuar rekordin në 25 fitore dhe 0 humbje.

Gjatë vizitës, Hysa i dhuroi dorezat e boksit Kryeministrit.

“Kisha 11 muaj që nuk bëja ndeshje boksi. Më duhej të mbroja titullin. Kundërshtari ishte shumë i fortë në fakt. Norvegjez, 7 cm më i gjatë, më i rëndë në peshë. Ishte favorit të them të drejtën. E kishin zgjedhur të më merrte titullin. Fatmirësisht shkoi mirë. E humba raundin e parë, por raundi i dytë shkoi mbarë e mirë. Zakonisht abuzohet me këto federatat. Unë jam në katërta kategoritë i rankuar në të gjithë botën”, u shpreh Hysa në bisedimin me Ramën.

Më pas Rama i drejtohet me batuta trajnerit të boksit Zef Gjoni, duke i thënë: “Këtë hundën time ma keni thyer ju demokratët”.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1630882842080264%2F&show_text=true&width=267&t=0

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mbi 40 të shtëna në një festë në Zvicër, humb jetën 22-vjeçarja italiane

Një 43-vjeçar zviceran është arrestuar pas sulmit me armë...

Rikthehet normaliteti në transportin publik/ Arrihet marrëveshja, qeveria subvencion 3-mujor për naftën

Transporti publik në Tiranë pritet t’i rikthehet kapacitetit të...

Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO i thotë “jo” kërkesës së Veliajt

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion...

Pistoletë me municion në bagazh, arrestohet 42-vjeçari në Rinas

Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë në aeroportin e...