Kryetarët e komunave në protestë, kërkojnë mbrojtjen e kompetencave

Më datë:

Kryetarë dhe përfaqësues të komunave të Kosovës janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e thirrur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Në protestë janë parë kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, si dhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, së bashku me përfaqësues të tjerë të nivelit lokal.

Protestës i janë bashkuar edhe drejtorët e zyrtarët tjerë të Komunës së Prishtinës.

Protesta është organizuar me kërkesën për ruajtjen e autonomisë së qeverisjes lokale dhe kundër, siç është cilësuar nga organizatorët, ndërhyrjeve të nivelit qendror në kompetencat e komunave.

Skënderaj dhe Drenasi udhëhiqen nga Partia Demokratike e Kosovës, Suhareka nga Aleanca dhe Prishtina nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Duhet të theksohet se përfaqësuesit e komunave të udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje mungojnë në protestë, derisa edhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci (Lëvizja Vetëvendosje) ka deklaruar sot se kjo protestë është e nxitur politikisht dhe nuk përfaqëson interesat e qytetarëve.

Protestës i është bashkuar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Përmes kësaj proteste kërkohet mbrojtja e buxheteve komunale, çështjeve pronësore, kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, si dhe përmbushja e obligimeve që niveli qendror ka ndaj komunave.

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar që marrëdhëniet mes pushtetit qendror dhe atij lokal të bazohen në respektimin e kompetencave të komunave dhe në bashkëpunim institucional.

Protesta po zhvillohet në qendër të Prishtinës, ndërsa pjesëmarrësit pritet të paraqesin qëndrimet e tyre lidhur me kërkesat ndaj institucioneve qendrore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shpërthimi me tritol në Shkodër, dyshohet për paralajmërim ndaj vëllait të mësuesit

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e...

Muzeu Hebraik në Vlorë, Rama: 200 mijë USD nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Muzeun Labëria

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në platformën “X” lidhur...

BE reagon për gjyqin në Hagë: Vendimi i Speciales duhet respektuar, por nuk është përfundimtar

Bashkimi Europian ka reaguar në lidhje me zhvillimet e...

Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe Diaspora në rrugët e Tiranës kundër Ramës

Mbahet sot protesta e 105-të kombëtare kundër qeverisë së...