22.5 C
Tirana

Ish-kryeministri japonez, Abe viziton tempullin e diskutueshëm

Më datë:

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe deklaroi se ka vizituar tempullin e diskutueshëm Yasukuni për të njoftuar dorëheqjen e tij si kryeministër.

Abe, vizitën e tij e ka njoftuar nga llogaria e tij në Twitter në rrjetin social ku ai ka përcjellë se ka shkuar në tempullin e diskutuar dhe “shpirtrave të të vdekurve të luftës” ua ka transmetuar se është larguar nga detyra e tij.

“Sot vizitova tempullin Yasukuni dhe ‘shpirtrat e të vdekurve të luftës‘ i njoftova për dorëheqjen time si kryeministër më 16 shtator”, tha në mesazhin e tij Abe.

Një vit pasi mori detyrën për herë të dytë në dhjetor 2012, Abe vizitoi tempullin si kryeministër, gjë e cila shkaktoi reagime të ashpra edhe në rajon por edhe zhgënjim tek aleati i saj SHBA.

Më pas Abe gjatë detyrës së tij ka shmangur vizitat e tij personalisht në tempull në mënyrë që të mos dëmtojë marrëdhëniet e vendit të tij me Korenë e Jugut dhe Kinën.

Abe i dërgonte rregullisht dhurata ceremoniale tempullit në festivalet e pranverës dhe vjeshtës dhe në përvjetorin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore më 15 gusht.

Tempulli njihet se nderon kujtimin e 2.5 milionë njerëzve që humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore, por ruan statusin e tij të diskutueshëm për shkak se murgjit e tempullit konsiderojnë “të shenjtë” 14 kriminelë të luftës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bogdani i ankohet Peleshit. Kryeparlamentari: Këtë problem kemi gjithë kohës

Teksa në foltore raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë...

Komisioni i Venecias paralajmëron: Ndryshimi i kryebashkiakëve pa bazë ligjore shkel autonominë vendore

Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venecias),...

Berisha i drejtohet Terheș: “Shqipëria nën narkoshtet, opozita po shtypet”

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një takim...