Kemi 10 muaj në çadër”, banori i dëmtuar nga tërmeti në Tale të Lezhës: Kërkesa kemi bërë boll, gjë nuk shohim

Më datë:

Shumë familje të Lezhës janë ende në pritje të shtetit sa i përket rindërtimit të shtëpisë. Një prej tyre është Gjok Kola, banor në Tale të Lezhës, i cili pohon se ende nuk ka marrë asnjë përgjigje, se çfarë do të bëhet me shtëpinë e tij.

Në bisedën që pati me ish-nënkryetaren e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku, ai thotë se pavarësisht kërkesave të shumta që ka bërë në institucionet përkatëse, nuk sheh ende dritë në fund të tunelit. Më tej banori shprehet se deri më tani ka qëndruar në çadër nga frika se shtëpia mund t’i zërë brenda.

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI
Gjok Kola:
 Jam Gjokë Kola, banor i Tales. Mu shemb shtëpia që në tërmetin e 26 nëntorit. Jam jashtë në çadër.

foto galeri
foto galeri

Alfrida Marku: Të kanë premtuar që shtëpia do rindërtohet?
Gjokë Kola: Po! Kërkesa kemi bërë boll, gjë nuk shohim, s’di gjë!
Alfrida Marku: Si e keni kaluar dimrin?
Gjokë Kola: Si kalohet po s’të ma kush, se jena t’u e kalu nëpër çadrat. Si kalohet? Kalohet si dimri.
Alfrida Marku: Ju të gjithë, 5 familjarë rrini në çadër?
Gjokë Kola: Po 5 familjarë, ec e hy prej frike brenda.
Alfrida Marku: Asnjë pjesëtar i familjes nuk punon?
Gjokë Kola: Asnja, se të jetë një, nanën kam…
Alfrida Marku: Keni nënën në pension dhe merrni ndihmë ekonomike.
Gjokë Kola: 50 mijë lekë, 50 mijë lekë të vjetra, ndihmë ekonomike 40 mijë, ato janë, edhe atë qira që ma paguajnë që 10 muaj. Këto janë fitimi jem. Tjetër të ardhura s’kam. Këto janë kushtet e mia, s’kam tjetër ça me thanë.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/335133781089681

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë kundër ndërhyrjeve të planifikuara në Zvërnec

 Shoqëria civile dhe qytetarë për të pestën ditë radhazi...

Igli Tare del nga SPAK pas një maratone pyetjesh, asnjë koment për gazetarët

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas...

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

Nga Beogradi në krah të Aleksandër Vuçiç Presidenti i...