Hamasi heq dorë nga bisedimet

Më datë:

Një zyrtar i lartë i Hamasit për herë të parë ka deklaruar se grupi militant nuk është më i interesuar në bisedime për armëpushim me Izraelin pas zgjerimit të ofensivës në Gaza.

Bassem Naim tha për BBC-në se grupi i armatosur palestinez nuk do të angazhohet me propozime të reja.

“Hamasi do t’i dorëzojë armët e tij vetëm nëse lufta mbaron dhe krijohet një shtet i pavarur palestinez”, u shpreh ai.

Ndersa Izraeli synon kthimin e pengjeve që mbahen ende nga Hamasi dhe çmontimi e grupit. Zyrtarët izraelitë kanë bërë të ditur se planet përfshinin zhvendosjen e shumicës së popullsisë prej 2.1 milionë banorësh të Gazës, pushtimin e të gjithë territorit dhe marrjen nën kontroll të ndihmës humanitare pas një bllokade dy-mujore.

Ofensiva nuk do të fillojë deri pas vizitës së Presidentit të SHBA-së Donald Trump në rajon javën e ardhshme, duke i dhënë Hamasit atë që e quajtën një “dritare mundësie” për të rënë dakord për një marrëveshje. Britania, Franca dhe OKB-ja kanë kritikuar planet e reja të Izraelit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, paralajmëroi se kjo do të çonte në mënyrë të pashmangshme në vrasjen e panumërt të civilëve dhe në shkatërrimin e mëtejshëm të Gazës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kryesia e PD-së mblidhet, Berisha kërkon vijimin e anëtarësimeve

Sali Berisha ka mbledhur sot Kryesinë në selinë e...

Nderime për Dëshmorët e Policisë në 5 Maj

Dita e Dëshmorëve mblodhi së bashku, në një ceremoni...

Sekuestrohen ilaçe të padeklaruara në Portin e Durrësit

Strukturat e Doganës Shqiptare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare,...

MEPJ dënon sulmet me raketa dhe dronë nga Irani kundër Emirateve të Bashkuara Arabe

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënoi sot...