Balla homazhe për 5 Majin: Kavaja ka dëshmorë në të gjitha përpjekjet për çlirim

Më datë:

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, përkujtoi sot Ditën e Dëshmorëve nga Kavaja, ku vendosi buqeta me lule pranë busteve të figurave të njohura të historisë, nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare tek lufta për Çlirimin e Kosovës.

Ndërsa vendosi buqetë me lule tek busti i Indrit Carës, dëshmor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Balla theksoi se Kavaja i ka dëshmorët në të gjitha përpjekjet për çlirim.

“Nuk ka vend më të bukur në Shqipëri sesa në Kavajë për të kujtuar 5 Majin, sepse Kavaja i ka dëshmorët në të gjitha përpjekjet për çlirim, ka dëshmorët e luftës Antifashiste Nacionale Çlirimtare, ka dëshmorët e Demokracisë, dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ”, u shpreh Balla, duke theksuar se ky qytet mbart një histori të pandërprerë sakrifice dhe atdhedashurie.

Po gjatë ditës së sotme, Balla ka vendosur kurora me lule edhe në Rrogozhinë ku përkujtoi të gjithë të rënët në shërbim të vendit, ku theksoi se 5 Maji nuk është vetëm një ditë kujtese, por një thirrje për reflektim dhe përgjegjësi.

https://www.instagram.com/reel/DX9FLQXgLFC/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kryesia e PD-së mblidhet, Berisha kërkon vijimin e anëtarësimeve

Sali Berisha ka mbledhur sot Kryesinë në selinë e...

Nderime për Dëshmorët e Policisë në 5 Maj

Dita e Dëshmorëve mblodhi së bashku, në një ceremoni...

Sekuestrohen ilaçe të padeklaruara në Portin e Durrësit

Strukturat e Doganës Shqiptare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare,...

MEPJ dënon sulmet me raketa dhe dronë nga Irani kundër Emirateve të Bashkuara Arabe

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënoi sot...