COVID-19, Brazili, Meksika dhe India shënojnë qindra viktima brenda 24 orëve

Më datë:

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 16.158 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.862.311 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 120.828 me 366 vdekje të reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është më i prekuri në vend nga pandemia me 803.404 raste dhe 29.978 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 3.031.559.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 339 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 64.158 Ndërkaq, me 4.129 raste të reja numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 595.841.

Deri më tani, në vend janë shëruar 412.580 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Indi

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 78.512 raste të reja, duke e rritur në 3.621.245 numrin e të infektuarve ndërsa me 971 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 64.469.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 2.774.801.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha rikonfirmohet në krye të PD me mbi 37 mijë vota pro

ali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike...

Rudin Hylviu zgjidhet kryetar i PD-së në Kavajë, Qosja: Fillon puna për zgjedhjet e ardhshme

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë ka përfunduar procesin...

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...