Britania e Madhe nuk përjashton rimbylljen totale prej Covid-19

Më datë:

Ndërsa në mes të muajit korrik Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson u deklarua optimist se vendi nuk do ti nënshtrohej më masave të izolimit dhe bllokimit total, të shtunën në një intervistë në ‘Times’ , Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock u tregua më pak optimist, duke deklaruar se Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me një bllokim të dytë.

“Një valë e dytë Covid është qartë e dukshme në pjesë të tjera të botës dhe është një kërcënim shumë serioz të cilit deri tani vendi po i shmanget, porn ë të ardhmen nuk do të jetë e lehtë” – tha Matt Hancock

Dje Londra regjistroi një rritje të infeksioneve prej 1,715 njësi, niveli më i lartë që nga fillimi i qershorit, megjithatë me vetëm një vdekje. Qeveria po përgatitet për ‘stuhinë e rradhës’ që pritet të vijë në vjeshtë apo dimër, kur rritja e rasteve të Covid19 do të shoqërohet me përhapjen e pashmangshme të gripit sezonal- pjesërisht me simptoma të ngjashme me koronavirusin dhe që pritet të rrisin presionin mbi sistemin shëndetësor.

Qëkurse u shfaqën rastet e para në Kinë, numrat e rasteve të identifikuar me Covid janë rritur në mënyrë eksponenciale. Bota regjistroi 1 milion raste më shumë se tre muaj më vonë, më 2 prill. Numri i të infektuarve shkopi në 10 milion raste në 28 qershor dhe u deshën vetëm gjashtë javë për tu dyfishuar.

Pretigjozja BBC thotë se, ndërsa bota ka mësuar shumë se si të kontrollojë përhapjen e virusit, qeveritë kanë filluar të humbasin kontrollin e tyre për situatën.

Vendet që u goditën në fillim të pandemisë panë që të ulej numri i rasteve të reja pasi ato vendosën rregulla të rrepta rreth distancës shoqërore dhe lëvizjes. Por shifrat po rriten përsëri me shpejtësi ndërsa bllokimet po rrivendosen dhe zhgënjimet në mesin e publikut po çojnë në një reagim në rritje kundër mbajtjes së maskave dhe kufizimeve të tjera që kanë çuar në humbje të vendeve të punës, dëme ekonomike dhe zgjerim të pabarazisë.

Ndërsa afrohet vjeshta në hemisferën veriore, mjekët tashmë po shohin shenja të një vale të dytë infektive dramatike, e cila do të jetë pothuajse e pamundur të përmbahet derisa të zhvillohet dhe shpërndahet gjerësisht një vaksinë – një tjetër hap që po përballet tashmë me kundërshtime të ashpra.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në një kompleks pallatesh në Tiranë, vetëm dëme materiale

Një zjarr ra në një kompleks banimi në zonën...

Malaj: Rritje 11,7% e të ardhurave për periudhën janar-prill 2026

Ministri i Financave Petrit Malaj bëri të ditur se,...

Lamallari: Pasuritë e përfituara nga krimi po rikthehen në të mira publike

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, deklaroi se...

Krizë shëndetësore në Kongo: Ebola mbi 900 raste, tensione në komunitet

Situata nga shpërthimi i Ebolës në lindje të Republika...