Bilanci në Kosovë, 2 viktima dhe 58 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Më datë:

Në 24 orët e fundit në Kosovë nga COVID-19 kanë humbur jetën dy persona, kurse janë konfirmuar 58 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.816 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 58 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç)”, njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 107.178 raste nga 585.613 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 156 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.099 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.840.

Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 8 raste, Prishtinë 7 raste, Prizren 7 raste.

Ferizaj 6 raste, Gjilan 6 raste, Pejë 4 raste, Vushtrri 4 raste.

Fushë-Kosovë 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Drena, Gjakov, Obiliq, Podujevë dhe Suharekë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PS në Njësinë 12: Rama për BE-në: Porta e hapur do mbyllet vetëm kur të hyjmë brenda

https://www.youtube.com/live/G67P3EOMCvM?si=-mH6iP9WylSqX4XL Kryeministri Edi Rama, mbajti fjalën e tij në Asamblenë...

“Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë

“Është më mirë të jesh i përgatitur sesa të...

Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!

Mes konfliktit në Iran dhe krizës së energjisë që...

Goditje në Elbasan: dy arrestime për trafik droge, sekuestrim i lëndëve narkotike dhe mjeteve

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona...