Rama inspekton punimet për ndërtimin e banesave në Bubq: Lagja e re do të ketë administrator. Porosia për ndërtuesit

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në fshatin Bubq të Krujës, ku po ndërtohen banesa dhe apartamente të reja për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa shoqërohej nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, Rama u njoh nga afër me projektin në fjalë, ndërsa la porosi që ndërtimet në gjithë lagjen e re të përfundojnë në momentin kur të hyjnë në banesa familjet.

Në këtë lagje po ndërtohen 7 pallate dhe 75 banesa të reja, ku do të përfitojnë 120 familje.

Mes të tjerash Rama tha se kjo lagje do të ketë edhe një administrator, për menaxhimin e situatës.

Rama: Mirë është që t’i mbulim komplet në momentin që fusim njerëzit.

Inxhinieri: Themi se në fund të gushtit mbyllim cdo gjë. Që mos të ketë punime nëpër këmbë.

Rama-punëtorëve: Puna mbarë

Punëtorët: Mirë se erdhe!

Rama: Do ketë një administrator kjo lagje, pasi si fillim do të jetë e vështirë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi