Një vendim politik dhe hakmarrje të kryeministrit Edi Rama dhe George Soros, e ka quajtur ish-kreu i qeverisë Sali berisha vendimin e sekretarit amerikan Anthony Blinken për ta shpallur non grata në SHBA.
Ai i bëri thirrje Blinken të dorëzojë provat kundër tij. Deklarata e Berishës u bë gjatë një dalje për mediat, teksa të pranishëm janë edhe gazetarët.
“Kjo padi në gjykatë për shpifje bazohet në precedentë të mëparshëm të ngjashëm dhe në parimin se për shpifjen nuk ka imunitet.
Padia bazohet edhe në parimin tjetër sipas të cilit shpifja në internet dënohet kudo kur del lajmi.
Gjithçka varet nga interpretimi i gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen.
I bëj thirrje Blinken të dërgojë në këtë gjykatë provat kundër Sali Berishës dhe familjarëve të tij.
Sot pas 77-vitesh jetë kjo është hera e parë që i drejtohem një gjykate dhe kurrë ndonjëherë nuk kisha menduar se do ngreja padi ndaj sekretarit të një vendi që unë e admiroj kaq shumë.
Kjo padi është një betejë për dinjiteti njerëzor dhe një vlerë e shenjtë për mua dhe çdo njeri të lirë dhe çdo vendi të botës.
Kërkoj të bëj transparencë të plotë para shqiptarëve që më kanë votuar dhe të provoj se ky vendim është politik pa asnië bazë.


