Nagavci: S’ka mësim me prani fizike pa vaksinim

Më datë:

Një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve nuk janë vaksinuar kundër COVID-19.

E për të nisur procesin mësimorë me prani fizike në shtator duhet të plotësohen edhe parakushtet për vaksinim, kështu tha në një deklaratë për Ekonomia Online, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci.

“Në po planifikojmë dhe po shpresojmë që viti i ri shkollor, do të jetë me pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla, që nënkupton se duhet të plotësohen edhe parakushtet për vaksinim. Është mirë që kemi vaksina të mjaftueshme, janë të aprovuara dhe besoj do kemi numrin e rifreskuar të mësimdhënësve të vaksinuar dhe shpresoj që në këtë rritje të numrave të dy ditëve të fundit të personave që janë vaksinuar të jetë një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve”, tha Nagavci.

Sipas saj është një neglizhencë e mësimdhënësve si pasojë e një përfundimi jo të lehtë të mësimit, dhe shfrytëzimi i tyre për pushime, por që tash që jemi para fillimit të vitit shkollor duhet shfrytëzuar mundësia e vaksinimit, raporton Ekonomia Online.

“Unë dëshiroj të besoj që ndoshta nuk është shumë hezitim, më shumë është një neglizhencë e mësimdhënësve, një numër të tyre të cilët pas përfundimit të një viti shkollor jo shumë të lehtë e me sfida ndoshta e kanë shfrytëzuar këtë kohë të pushimit duke planifikuar që tash kur jemi para fillimit të vitit shkollor pra ata që akoma nuk janë vaksinuar të bëjnë vaksinimin në dy dozat në mënyrë që të jemi të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor”, tha Nagavci.

Mes tjerash ministrja theksoi se është e nevojshme që të jemi të përgatitur me të gjitha kushtet për një kujdes të shëndetit publik, dhe se janë pikërisht mësimdhënësit ata që duhet të japin një shembull të tillë.

“Është mirë që të jemi të parapërgatitur dhe t’i plotësojmë të gjitha parakushtet për një kujdes për shëndetin publik, tash kemi praktikat e vendeve të rajonit të cilat me një farë forme e kanë ndaluar ambientet e mbyllura ku ka persona që nuk janë vaksinuar, kështu që unë besoj mësimdhënësit që promovojnë shkencën do të jenë një shembull i mirë për të tjerët”, përfundoi Nagavci.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dallgët godasin pesë të rinj – bilanc paraprak me dy të zhdukur dhe tre të plagosur rëndë

Një ngjarje mjaft e rëndë raportohet pasditen e kësaj...

Sali Berisha mbron projektin në Zvërnec: Toka është private, investimet e huaja janë të mirëpritura

https://www.youtube.com/live/pIvRi5RdtL8?si=XnMBcZSXe3P9675D Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj...

Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për autorin Mario Përlleshaj

Gjykata e Apelit ka shtyrë dhënien e vendimit për...

Costa në Prishtinë, takime me Haxhiun dhe Kurtin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të...