21.5 C
Tirana

Goditen 2 raste të trafikimit të qytetarëve nga Ukraina në Shqipëri, Policia: I shfrytëzonin për krime

Më datë:

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Transnacional” u goditën 2 raste të trafikimit të personave të rritur nga Ukraina. Pjesëtarët e këtij rrjeti trafikimi rekrutonin në vende të ndryshme të Europës, kryesisht shtetas nga Ukraina, duke i sjellë në Shqipëri ku më pas u mbanin dokumentet e udhëtimit dhe i shfrytëzonin për të kryer veprimtari të kundërligjshme.

Personat e trafikuar detyroheshin përmes kërcënimeve dhe përdorimit të dhunës fizike dhe psikologjike, për t’u angazhuar në marketingun e rekrutimit të individëve të tjerë në vendet e Europës, duke përdorur platforma të ndryshme të rrjeteve sociale, me qëllimin për t’i shfrytëzuar më pas për veprimtari kriminale, si shpërndarja dhe trafikimi i lëndëve narkotike, që kryheshin gjithashtu në vendet europiane.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim dhe “Kanosja”, 4 shtetas të huaj konkretisht:

 • M. P., 27 vjeç, lindur dhe banues në Harkov, Ukrainë;

* N. K., 23 vjeç, lindur dhe banues në Kiev, Ukrainë;

* O. T., 24 vjeç, lindur dhe banues në Minsk, Bjellorusi;

* M. S., 22 vjeçe, lindur dhe banuese në Kiev, Ukrainë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. M., 35 vjeç, banues në Poloni.

Gjithashtu, janë shoqëruar dhe 19 qytetarë ukrainas, të moshës nga 18 deri në 26 vjeç, të cilët kanë qenë viktima të kësaj veprimtarie kriminale dhe janë kryer veprime procedurale me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë operacionit u sekuestruan 18 laptopë, 23 pasaporta udhëtimi, 4 karta ID dhe 23 aparate celularë, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme laboratorike në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë.

 Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...