Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Më datë:

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Në mbledhjen e Këshillit të Partisë, Kurti mori mbështetjen e delegatëve e nga aty, kërkoi 60% të votave të qytetarëve të Kosovës.

Prej shkurtit deri në dhjetor vitin e kaluar u rritëm për 9%, nëse rritemi po aq prej dhjetorit deri në qershor mund të prekim 60%. Nëse punojmë veçse ne dimë, me sinqeritet dhe përkushtim edhe kjo padyshim është e mundur”, tha Kurti.

Kryetari i Vetëvendosjes zgjodhi që edhe njëherë të fajësojë partitë opozitare për bllokadën dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme që vijnë për shkak të mungesës së konsensusit për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sa i përket kësaj çështjeje, Albin Kurti deklaroi se pas zgjedhjeve do bashkëpunojnë me partitë për të zgjedhur një president jopartiak.

Pas zgjedhjeve sërish do të kërkojmë bashkëpunim për një president jopartiak, jashtë skenës aktuale politike, me integritet e kompetencë”, deklaroi kryeministri në detyrë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

G7 – Trump planifikon bisedime me Zelensky në Francë

 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se planifikon...

Parlamenti Evropian miraton zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA

Parlamenti Evropian miratoi sot me shumicë votash, zbatimin e...

SPAK në aksion, goditet rrjeti i madh i trafikut të drogës

SPAK ka njoftuar sot, më 16 qershor, se ka...

Hetime për vrasjen e Renis Dobrës, Prokuroria e Tirana në veprim

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për dhunën fizike...